1
Zbulesa 2:4
Bibla Shqip 1994
ALBB
Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.
قارن
اكتشف Zbulesa 2:4
2
Zbulesa 2:5
Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vij së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.
اكتشف Zbulesa 2:5
3
Zbulesa 2:10
Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrëngim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.
اكتشف Zbulesa 2:10
4
Zbulesa 2:7
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë''.
اكتشف Zbulesa 2:7
5
Zbulesa 2:2
Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s'mund t'i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.
اكتشف Zbulesa 2:2
6
Zbulesa 2:3
Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.
اكتشف Zbulesa 2:3
7
Zbulesa 2:17
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga mana që është fshehur; dhe do t'i jap një gur të bardhë, dhe mbi gur është shkruar një emër i ri, të cilin s'e njeh askush, përveç atij që e merr''.
اكتشف Zbulesa 2:17