Ura për te Marku预览

Pandershmëria
Sa të pandershëm ishin armiqtë e Jezusit! Shumë kohë përpara se të kërkonin arsye për të vrarë Jezusin, ata kishin vendosur që Ai duhej të vdiste. Teksa lexoni, e vini re që ky plan i tyre nuk funksionoi. Asnjë nga gënjeshtarët nuk ishin në një mendje me njëri-tjetrin! Ata nuk mund të gjenin asnjë gjë me të cilën mund të dënonin Zotin Jezus.
Gjyqi i Jezusit ishte i tëri shumë i pandershëm. Perëndia e urren pandershmërinë. Është një mëkat që ka sjellë shumë dhimbje në këtë botë dhe ka çnderuar Perëndinë. Mendoni se si fillon Bibla. Satani, ati i gënjeshtrës, filloi me pandershmëri. Ai e pyeti Evën: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: ‘Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?’”. Kjo nuk ishte ajo që u kishte thënë Perëndia. Ai u kishte thënë që mund të hanin lirisht nga çdo pemë e kopshtit, përveç njërës. Satani i shtrembëroi fjalët e Perëndisë dhe nënkuptoi që Perëndia nuk ishte i mirë (që ishte i ashpër) duke ua ndaluar frutën e asaj peme. Satani gjithashtu gënjeu, kur ai e siguroi Evën që ajo nuk do të vdiste nëse do të hante frutën e ndaluar! Sidoqoftë, për shkak se Eva i dëgjoi gënjeshtrat e tij, dhe për shkak se Adami ndoqi gruan e tij në mosbindjen e saj, ata sollën vdekje dhe mjerim në botë.
Një gënjeshtër gjithmonë të çon te tjetra. Kur thoni një gënjeshtër, shpesh ju nevojitet një tjetër për të mbuluar të parën. Shumë njerëz ndihen të zënë në kurth nga vetë gënjeshtrat e tyre. Ata ndihen sikur nuk mund të kthehen më pas. Nëse do të rrëfenin të vërtetën, çfarë do të mendonin të tjerët për ta?
A jeni të zënë në grackë nga gënjeshtrat? A keni frikë, sepse e dini që keni gënjyer? A ka akoma një rrugëdalje?
Po, ka. Rrugëdalja nuk është e lehtë, por është mënyra më e mirë. Duhet t’u rrëfeheni atyre që keni gënjyer. Po, kjo është e turpshme. Cenon krenarinë tonë. Është gjëja më e vështirë në botë të thuash: “E kam gabim” ose, “Ju kam gënjyer”. Sidoqoftë, kur ia rrëfeni gënjeshtrat tuaja Perëndisë si dhe njerëzve, ndjenja që përjetoni është e ngjashme me lirinë e daljes nga burgu.
Te Perëndia ka falje – edhe për gënjeshtarët.
读经计划介绍

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More