Ura për te Marku预览

Të varfrit me ne
Gruaja që solli parfumin e shtrenjtë te Jezusi ishte Maria, motra e Martës dhe e Lazarit. Ajo e donte Zotin Jezus, ndaj dëshironte të bënte diçka për t’ia treguar këtë. Ajo kishte në shtëpi një enë alabastri me parfum shumë të shtrenjtë. Shpesh nënat ua jepnin këto enë me parfum bijave të tyre. Ato mund të ruheshin edhe për të ardhmen, në rast se pronari kishte nevojë për më shumë para. Por, ndërsa Maria e shikonte atë gjë të shtrenjtë, ajo pati një ide tjetër. Ajo do ta përdorte parfumin si një shenjë të veçantë dashurie për Zotin e saj. Asgjë nga ato që kishte, nuk çmohej si tepër e shtrenjtë për t’u shpenzuar për Jezusin. Me gëzim, ajo e derdhi të gjithën mbi kokën e Jezusit. Aroma e parfumit të shtrenjtë duhet të ketë qenë e mrekullueshme dhe kjo gjë duket të ketë pasur një vlerë shumë të madhe për Zotin!
Mbase edhe ju dëshironi të tregoni dashuri ndaj Zotit Jezus. Kur Zoti fillon të na mësojë, shpesh fillojmë të ndiejmë dashuri të madhe për Të. Sa më shumë mësojmë se çfarë ka bërë Ai për ta bërë shpëtimin tonë të mundshëm, aq më shumë dëshirojmë t’ia shpërblejmë. Por si mund t’ia tregojmë dashurinë tonë Zotit ashtu si Maria?
Përgjigjja që Zoti u dha atyre që kishin murmuritur ndaj Marisë është një udhëzues i mirë. Ai tregoi që ka gjithmonë njerëz të varfër përreth nesh. Varfëria nuk u referohet gjithmonë njerëzve që nuk kanë para të mjaftueshme. Mund të jemi të varfër në miqësi, duke pasur pak miq, mund të jemi duke vuajtur nga një shëndet jo i mirë, ose duke qenë një nxënës i dobët që ka vështirësi me mësimet. Patjetër, miliona njerëz janë shumë të varfër në lidhje me nevojat e përditshme, si p.sh.: ushqim të shëndetshëm, ujë të pastër, shtëpi të sigurta dhe rroba të ngrohta.
Këta njerëz kanë nevojë për ndihmën tonë. Shumë prej atyre që po kalojnë një kohë të vështirë mund të jenë nga vetë populli i zgjedhur i Zotit. Edhe pse Zoti Jezus nuk është këtu në tokë, ne mund t’i tregojmë Atij dashuri, duke i dashur të zgjedhurit e Tij. Dashuria jepet në shumë mënyra të ndryshme: mund të jepni para ose të jepni disa nga gjërat tuaja shtesë; ju, gjithashtu, mund të jepni nga koha juaj për t’i gëzuar njerëzit e vetmuar me një vizitë apo me një kartolinë. Ju mund habiteni se si një përshëndetje e këndshme apo thjesht një buzëqeshje e inkurajon zemrën e një shoku/shoqeje klase të vetmuar apo të trishtuar. Jezusi tha që kur ju ia jepni këto dhurata të vogla dashurie më të voglit apo personit më të parëndësishëm nga fëmijët e Tij, në të vërtetë po ia jepni Atij.
读经计划介绍

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More