Solid Joys Shqip预览

Nëse Ai thërret, Ai mban
“I cili edhe do t’ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është Perëndia nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.” (1 e Korintasve 1:8-9)
Ku po mbështetesh për t’u siguruar se besimi yt do të zgjasë deri në ardhjen e Jezusit?
Pyetja nuk është: A beson në sigurinë e përjetshme? Pyetja është: Si mbahemi të sigurt?
A qëndron përfundimisht këmbëngulja e besimit tonë në besueshmërinë e vendosmërisë tonë? Apo qëndron përfundimisht në punën e Perëndisë për të na “mbajtur në besim”?
Shkrimi mbart një të vërtetë të madhe e të mrekullueshme që Perëndia është besnik dhe do t’i mbajë përgjithmonë ata që Ai ka thirrur. Kemi bindjen se jemi përjetësisht të sigurt, sepse Perëndia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të “na mbajtur në besim”!
Siguria e përjetësisë është po aq e madhe sa siguria që Perëndia do të na mbajë tani në besim. Kjo siguri është vërtet e madhe për të gjithë ata që Perëndia i ka thirrur.
Ka të paktën tre pasazhe, që sjellin bashkë thirrjen e Perëndisë dhe ruajtjen nga Perëndia.
- “I cili edhe do t’ju vërtetojë (ruajë) deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është Perëndia nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë” (1 e Korintasve 1:8-9).
- “Por ai vetë, Perëndia i paqes, ju shenjtëroftë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë” (1 e Thesalonikasve 5:23-24).
- “Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëlla i Jakobit, të thirrurve, që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të mbajtur në Jezu Krishtin: u shtoftë mëshirë juve, paqe dhe dashuri” (Juda 1:1, 2) (Shih të njëjtin realitet te Romakëve 8:30; Filipianëve 1:6; 1 e Pjetrit 1:5 dhe Juda 24).
“Besnikëria” e Perëndisë premton se Ai do t’i mbajë përgjithmonë të sigurt të gjithë ata që Ai i ka thirrur.
读经计划介绍

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More