Solid Joys Shqip预览

Shërbesa dhe frika e njeriut
“Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti.” (Jeremia 1:8)
Një pengesë e madhe për t’i shërbyer Zotit, sidomos për rininë, është frika e refuzimit dhe kundërshtimit.
Në mendje vijnë lloj-lloj mendimesh për faktin se si disa njerëz mund të mos e pëlqejnë mënyrën si veprojmë apo flasim. Njerëzit mund të mos bien dakord ose mund të ofendohen. Mund të bëj një gabim dhe të më kritikojnë.
Frika e njeriut është një pengesë e madhe për shërbesë.
Prandaj Perëndia thotë: “Mos ki frikë, sepse unë do të jem me ty dhe unë do të të çliroj.” Prania dhe aprovimi i Perëndisë janë më të vlefshme se të gjitha lëvdatat e njerëzve. Perëndia thotë se në dhe përmes sprovave të tua, Ai do të të çlirojë. Në fund, ti do të triumfosh. Ti do të jesh më tepër se fitimtar.
E njëjta gjë na është premtuar të gjithëve neve sot në Krishtin Jezus:
- “Perëndia ka thënë: ‘Nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.’ Kështu mund të themi, me guxim: ‘Zoti është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?’” (Hebrenjve 13:5-6)
- “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31)
Prandaj, Perëndia i tha Jeremias së ri, dhe Perëndia po u flet të rinjve sot, të cilët po i thërret t’i shërbejnë atij, dhe të gjithëve ne: “Mos thuaj: ‘Jam një djalosh’”—ose jam shumë i moshuar, ose justifikime të ngjashme (Jeremia 1:7). Pse?
- Sepse jeta jote është rrënjosur në premtimet sovrane dhe të palëkundshme të Perëndisë. Ti je zgjedhur, je shenjtëruar, je formuar dhe je caktuar për një qëllim të madh.
- Sepse pas shërbimit dhe të folurit tënd, qëndron autoriteti i Perëndisë dhe jo autoriteti yt.
- Dhe sepse vetë Perëndia do të jetë me ty për të të çliruar në të gjitha sprovat e tua.
圣经
读经计划介绍

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More