Solid Joys Shqip预览

Qëllimi kryesor i shërbesës
“Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë për shpëtimin e shpirtit.” (Hebrenjve 10:39)
Mos u tremb nga kostoja e përkohshme e dashurisë që të tërhiqesh nga siguria në premtimet e Perëndisë, që janë pafundësisht më superiore. Nëse tërhiqesh pas, jo vetëm që do të humbasësh premtimet, por edhe do të shkatërrohesh.
Ne rrezikojmë të përfundojmë në ferr nëse tërhiqemi pas, por i shpëtojmë atij nëse këmbëngulim. Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjen e disa shpërblimeve shtesë. Hebrenjve 10:39 thotë: “Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje.” Ky është gjykimi i përjetshëm.
Ja pse ne e paralajmërojmë njëri-tjetrin: Mos u tërhiq! Mos e duaj botën! Mos fillo të mendosh se nuk ka ndonjë rrezik të madh. Druaj se mos çmon premtimet e mëkatit më shumë se premtimet e Perëndisë. Sikurse thotë edhe Hebrenjve 3:13-14: “Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë, për sa kohë thuhet: “sot”, që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit. Sepse ne jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, në mbajtshim fort deri në fund fillimin e besimit.”
Gjithsesi, ne duhet të përqendrohemi më së shumti te vlera e çmuar e premtimeve dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të vlerësojmë mbi gjithçka se sa i madh është shpërblimi, që Krishti ka blerë për ne. Duhet t’i themi njëri-tjetrit atë që Hebrenjve 10:35 thotë: “Mos e hidhni tej guximin tuaj, që ka një shpërblim të madh.” Pastaj duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin ta shohim madhështinë e shpërblimit.
Kjo është detyra kryesore e predikimit dhe qëllimi kryesor i grupeve të vogla, si dhe i të gjitha shërbesave të kishës: t’i ndihmojë njerëzit ta shohin madhështinë e asaj që Krishti ka blerë për këdo që do ta vlerësojë më tepër se botën. Qëllimi është t’i ndihmojë njerëzit ta shohin dhe ta shijojnë, që vlera superiore e Perëndisë të shkëlqejë në kënaqjen e tyre dhe në sakrificat që dalin nga një zemër e tillë.
读经计划介绍

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More