1
Mateu 7:7
Bibla Shqip 1994
ALBB
Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.
Porównaj
Przeglądaj Mateu 7:7
2
Mateu 7:8
Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket.
Przeglądaj Mateu 7:8
3
Mateu 7:24
Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
Przeglądaj Mateu 7:24
4
Mateu 7:12
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t'ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
Przeglądaj Mateu 7:12
5
Mateu 7:14
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
Przeglądaj Mateu 7:14
6
Mateu 7:13
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
Przeglądaj Mateu 7:13
7
Mateu 7:11
Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
Przeglądaj Mateu 7:11
8
Mateu 7:1-2
''Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.
Przeglądaj Mateu 7:1-2
9
Mateu 7:26
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
Przeglądaj Mateu 7:26
10
Mateu 7:3-4
Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
Przeglądaj Mateu 7:3-4
11
Mateu 7:15-16
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?
Przeglądaj Mateu 7:15-16
12
Mateu 7:17
Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
Przeglądaj Mateu 7:17
13
Mateu 7:18
Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
Przeglądaj Mateu 7:18
14
Mateu 7:19
Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
Przeglądaj Mateu 7:19