1
2 Korintasve 4:18
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Ne nuk jemi përqendruar te gjërat që duken, por tek ato që nuk duken, sepse gjërat e dukshme janë të përkohshme, ndërsa të padukshmet janë të amshuara.
Porównaj
Przeglądaj 2 Korintasve 4:18
2
2 Korintasve 4:16-17
Prandaj nuk ligështohemi. Megjithëse së jashtmi shkojmë drejt kalbjes, nga brenda përtërihemi dita-ditës. Ky pikëllim i lehtë që po kalojmë tani po na përgatit për një lavdi të pashoqe, të begatë e të amshuar.
Przeglądaj 2 Korintasve 4:16-17
3
2 Korintasve 4:8-9
Megjithëse na mundojnë nga çdo anë, nuk ligështohemi. Jemi të pështjelluar, por nuk dëshpërohemi. Na përndjekin, por Perëndia nuk na braktis. Na kanë hedhur tej, por nuk kemi marrë fund.
Przeglądaj 2 Korintasve 4:8-9
4
2 Korintasve 4:7
Por ne i mbajmë këto thesare brenda vetes si në enë balte, që të duket qartë se kjo fuqi madhështore vjen prej Perëndisë e jo prej nesh.
Przeglądaj 2 Korintasve 4:7
5
2 Korintasve 4:4
Atyre që nuk besojnë, ua ka verbuar mendjen perëndia i kësaj bote, i cili nuk i lejon të shohin dritën e ungjillit të lavdisë së Krishtit që është shëmbëllim i Perëndisë.
Przeglądaj 2 Korintasve 4:4
6
2 Korintasve 4:6
Sepse Perëndia ka thënë: «Le të ndriçojë drita në errësirë!». Ai i ka ndriçuar zemrat tona për të na dhënë dritë, që të njohim lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.
Przeglądaj 2 Korintasve 4:6