1
1 Timoteut 6:12
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Lufto luftën e mirë të besimit dhe rrok jetën e amshuar, për të cilën të thirri Perëndia e për të cilën ke dhënë dëshminë e mirë të besimit para shumë dëshmitarëve.
Porównaj
Przeglądaj 1 Timoteut 6:12
2
1 Timoteut 6:10
Lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave. Duke rendur pas parasë, disa u larguan nga besimi dhe i shkaktuan vetes shumë dhimbje.
Przeglądaj 1 Timoteut 6:10
3
1 Timoteut 6:6
Besimi në Perëndinë është pasuri e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka
Przeglądaj 1 Timoteut 6:6
4
1 Timoteut 6:7
sepse asgjë nuk kemi sjellë në këtë botë dhe asgjë nuk mund të marrim prej saj.
Przeglądaj 1 Timoteut 6:7
5
1 Timoteut 6:17
Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.
Przeglądaj 1 Timoteut 6:17
6
1 Timoteut 6:9
Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurthin e djallit dhe në shumë dëshira të marra e të dëmshme, që i fundosin njerëzit në rrënim e shkatërrim.
Przeglądaj 1 Timoteut 6:9
7
1 Timoteut 6:18-19
Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë. Kështu ata do të grumbullojnë për vete një thesar e do të vënë themel të mirë për të ardhmen, që të marrin jetën e vërtetë.
Przeglądaj 1 Timoteut 6:18-19