Çdo ditë me radhëMuestra

«Mos harroni mikpritjen, sepse nëpërmjet saj disa pritën pa ditur engjëj!» (Heb. 13:2).
Mikpritja nuk është vetëm një detyrë e shenjtë (Mos harroni mikpritjen); ajo mbart në vetvete premtimin e surprizave të lavdishme (sepse nëpërmjet saj disa pritën pa ditur engjëj).
Kishte filluar thjesht si një ditë tjetër e zakonshme për Abrahamin. Papritur u shfaqën para tij tre burra ndërsa u ul te hyrja e çadrës së tij. Patriarku reagoi në atë mënyrën tipike të lindjes së mesme – ai ua lau këmbët, u bëri një vend të freskët çlodhjeje nën një pemë, shkoi te kopeja për një viç dhe i kërkoi Sarës që të piqte ca bukë, pastaj u shërbeu një vakt të kushtueshëm.
Kush ishin këta burra gjithsesi? Dy prej tyre ishin engjëj; i treti ishte engjëlli i Zotit. Ne besojmë se engjëlli i Zotit ishte Zoti Jezus duke u shfaqur si një Njeri (shih Zanafilla 18:13 ku engjëlli është quajtur «Zoti»).
Kështu Abrahami priti jo vetëm engjëj, ai priti Vetë Zotin gjatë njërës prej shfaqjeve të shumta të Tij para mishërimit. Dhe ne mund të kemi të njëjtin privilegj, sado befasuese të na duket!
Sa familje të krishtera mund të dëshmojnë për bekimet që kanë marrë nga mikpritja e burrave dhe grave të perëndishme në shtëpitë e tyre. Këto kanë lënë përshtypje rreth Perëndisë te fëmijët dhe i ndoqën ata gjatë jetës së tyre. Zelli për Zotin është rindezur, zemrat e hidhëruara janë ngushëlluar, problemet janë zgjidhur. Sa shumë u detyrohemi këtyre «engjëjve», prania e të cilëve ishte një bekim në shtëpi!
Por është edhe privilegji ynë i pakrahasueshëm që të kemi si të ftuar Zotin Jezus. Kurdoherë që pranojmë një nga njerëzit e Tij në Emrin e Tij, është njëlloj sikur të kishim pranuar Atë (Mt. 10:40). Nëse e besojmë vërtet këtë, ne do të shpenzojmë dhe do të shpenzohemi në shërbesën e mrekullueshme të mikpritjes si kurrë më parë. Ne do të jemi «mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje» (1 Pje. 4:9). Ne do ta trajtonim çdo të ftuar njëlloj siç do ta trajtonim Vetë Krishtin. Dhe shtëpitë tona do të jenë si shtëpia e Marias dhe Martës në Betani – ku Jezusi dëshironte të ishte.

Escrituras
Acerca de este Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Planes relacionados

Yo Me Cuido: La Importancia De Tener Buenos Vínculos

Primeros Pasos: Relación Con Dios.

La Sabiduría en La Respuesta

El Pelo Vuelve a Crecer - La Historia No Conocida De Sansón

Aun en el dolor, nunca dejes de adorar

La Mente: ¿Aliada O Enemiga?

Mi Refugio

¿Jesús? ¡No, Gracias! (¿O Quizás Sí?)

Hay Propósito en tu Prueba