MATTHEUT Krej 13.
Krej 13.
1Edhe mb’atë ditë’ si dolli Jisuj nga shtëpia, rrinte përanë detit.
2Edhe u mbëlothnë tek ay shumë gjëndëje, kaq sa ay hyri ndë lundrët e rrinte; edhe gjithë gjëndëja rrinte buzë detit.
3Edhe u foli atyre shumë me paravoli, tuke thënë: “Ja mbiellësi tek dolli të mbiellë.
4Edhe ay te po mbillte, ca ranë përanë udhësë; edhe erthnë shpesëtë e i hëngrën të gjitha.
5Edhe të tiera ranë mbë gurishtet, te s’kishte dhe shumë; edhe përnjëherë binë, sepse s’kishte dhe të thellë;
6Po kur lindi dielli, u doqnë, edhe passi nukë kishinë rrënjë, u thanë.
7Edhe të tiera ranë mbë drizat, edhe u rritnë drizatë, e i mbytnë ato.
8Edhe të tiera ranë mbë dhe të mirë; edhe epninë pemë, njëra një qint, e tiatëra gjashtë-dhietë, e tiatëra tridhietë.
9Kush ka veshë për të dëgjuarë, le të dëgjonjë.”
10Edhe nxënësit’ erthnë përan’ e i than’ati: Përse u flet atyre me paravoli?
11Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Sepse mbë ju është dhënë të merrni vesh të fshehurat’ e mbëretëris’ qiejevet, po mb’ ata nuk’ është dhënë.
12Sepse ay që ka do t’i epetëedhe më edhe do të tepëronjë; po ay që nukë ka, edhe ç’të ketë do të merretë nga ay.
13Përandaj u flas atyre me paravoli, sepse tuke parë nukë shohënë, edhe tuke dëgjuarë nukë dëgjonjënë, as nukë kupëtonjënë.
14Edhe mbushetë mb’ ata profiti’e Isaisë, që thotë: “Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni.
15Sepse u trash zemër’e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshët’e tyre, edhe mbyllnë syt’e tyre, që të mos shohënë ndonjë herë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe kupëtonjënë me zëmrënë, edhe të këthenenë, e t’i shëronj ata”.
16Po juve u janë të lumurë sytë, se shohënë; edhe veshëtë tuaj, se dëgjonjënë.
17Sepse me të vërtetë po u them juve, se shumë profitër’ edhe të drejtë dëshëruanë të shohënë sa shihni ju, edhe nukë panë; edhe të dëgjonjënë sa dëgjoni ju, edhe nukë dëgjuanë.
18Ju pra dëgjoni paravolin’e mbiellësit.
19Kushdo që dëgjon fialën’ e mbëretërisë, edhe nuk’e kupëton, vien i ligu, edhe rrëmben atë që është mbiellë ndë zemërë t’ati; kyj është si ajo fara që u mbuall përan’ udhësë.
20Edhe ç’u mbuall mbë gurishtet, kyj ësht’ ay që dëgjon fialënë, edhe përnjëherë e merr me gëzim;
21Po s’ka rrënjë ndë vetëhet të ti, andaj është për pak kohë; sepse kur të bënetë shtrëngim a të ndiekurë për fialënë, përnjëherë skandhalisetë.
22Edhe ç’u mbuall ndër drizat, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë; po kujdesi i kësaj jete, edhe gënjimi i gjësë mbyt fialënë, edhe bënetë i papemë.
23Edhe ç’u mbuall mbë dhe të mirë, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë, edhe e kupëton, përandaj ay bije pemë, edhe bën njëri një qint, edhe tiatëri gjashtë-dhietë, e tiatëri tri-dhietë”.
24Një tiatërë paravoli u pruri atyre, tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri që mbolli farë të mirë nd’ arët të ti;
25Po kur flininë njerëzitë, erdhi arëmiku i ati e mbolli egjër ndë mest të grurit, edhe iku.
26Edhe kur biu bari e bëri pemë, atëhere u duk edhe egjëri.
27Edhe shërbëtorët’ erthnë përanë të zotit shtëpisë, e i thanë: Zot, nukë mbolle ti farë të mirë ndë arët tënde? Nga dolli pra egjëri?
28Edhe ay u tha atyre: Ndonjë njeri arëmik e ka bërë këtë. Edhe shërbëtorët’ i than’ati: Do pra të vemi e ta mbëledhëm atë?
29Po ay tha: Jo; sepse tuke mbëledhur’ egjërinë mos shkulni grurëtë bashkë me atë.
30Lerini të rritenë të dy bashkë gjer mbë të korrët, edhe ndë kohë të korrit do t’u them korrësëvet: Mbëlithni më përpara egjërinë, edhe e lithni dorazë, për të diegur’ atë; edhe grurët’ e mbëlithni ndë grunart tim.”
31Një tiatërë paravoli u pruri atyre tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri edhe e mbolli nd’ arët të ti.
32Ajo është më e vogëlë se gjithë faratë; po kur rritetë, është më e madhe se lakratë, edhe bënetë dru, kaqë sa vinjënë shpesët’ e qiellit e rrinë ndënë degat t’asaj.”
33Një tiatërë paravoli u foli atyre: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.”
34Këto të gjitha sa foli Jisuj gjëndëjesë me paravolira, edhe pa paravoli nuk’u fliste atyre;
35Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti që thotë: “Do të hap gojënë time me paravolia; do të flas të fshehura që kur është ngrehurë bota”.
36Atëhere Jisuj la gjëndëjen’e erdhi ndë shtëpit, edhe nxënësit’e ati i erthnë përanë e i thanë: Sgjith-na paravolin’e egjëravet arësë.
37Edhe ay u përgjeq e u tha atyre:
38“Ay që mbiell farën’e mirë ësht’ i bir’ i njeriut; edhe ara është bota; edhe far’e mirë, janë të bijt’e mbëretërisë; edhe egjërat janë të bijt’e të ligut;
39Edhe arëmiku, që mbolli ata, është dialli; edhe të korrëtë është të mbaruarët’ e jetësë: edhe korrësitë janë ëngjëjtë.
40Sikundrë pra mbëlidhen egjëratë, edhe digjenë ndë ziarr, kështu do të jetë mbë të mbaruarët të kësaj jete.
41I bir’i njeriut do të dërgonjë ëngjëjt’ e ti, edhe do të mbëledhënë nga mbëretëri’ e ati gjithë skandhalitë, edhe ata që bënjënë paudhërinë;
42Edhe do t’i hedhën’ ata ndë furrë të ziarrit; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
43Atëhere të drejtëtë do të ndritnjënë si dielli ndë mbëretërit t’Atit të tyre. Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë.
44Përsëri mbëretëri’ e qiejevet gjan me një thesar fshehurë nd’ arët, atë kur e gjeti një njeri e fshehu; edhe nga gëzim’ i ti vete e shet gjithë se ç’ka, edhe blen atë arë.
45Përsëri, mbëretëri’e qiejevet gjan me një njeri tregëtar, që kërkonte margaritarë të mirë;
46I cili kur gjeti një margaritar shumë të vëjeturë, vate e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu atë.
47Përsëri, mbëretëri’ e qiejevet gjan me një rrietë që u hoth ndë det, e mbëlodhi çdo farë gjëje;
48Edhe si u mbush, e nxuarrë atë ndë buzë të detit, edhe ndenjën’ e mbëlothnë të miratë nd’ enë, edhe të ligat’ i hothnë jashtë.
49Kështu do të jetë mbë të mbaruarët të jetësë; do të dalën’ ëngjëjtë, e do të ndanjënë të liqtë nga të drejtëtë.
50Edhe do t’i hedhën’ ata ndë kaminë të ziarrit; atie do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.”
51U thotë atyre Jisuj: “Ai i kupëtuatë këto të gjitha?” I thon’ ati: Po, Zot.
52Edhe ay u tha atyre: “Përandaj çdo shkronjës që ka mësuarë punët’ e mbëretërisë qiejevet gjan me një njeri zot shtëpie, që nxier nga thesari ti gjë të reja edhe të vietëra.”
53Edhe Jisuj si mbaroj këto paravolia, iku andej.
54Edhe si erdhi ndë dhet të ti, i mësonte ata ndë sinagogjit t’atyre, kaqë sa çuditeshin’ ata e thoshinë: Nga i erdhi këti këjo dituri, e këto fuqia?
55A nuk’ është kyj i bir’ i mieshtrit? E ëm’ e ati a nukë thuhetë Mariamë, edhe të vëllezërit’ e ati Jakov, edhe Josi, edhe Simon, edhe Judhë?
56Edhe të motërat’ e ati a nukë janë të gjitha ndër ne? Nga i erthnë këti pra këto të gjitha?
57Edhe skandhaliseshinë mb’ atë. Po Jisuj u tha atyre: “Nuk’ është profit i pandershim ngjetiu, përveç ndë patridhë të ti e ndë shtëpit të ti.”
58Edhe nukë bëri atie shumë çudia, për pabesërin’ e atyreve.
Actualmente seleccionado:
MATTHEUT Krej 13.: DERKK79
Destacar
Compartir
Copiar

¿Quieres tener guardados todos tus destacados en todos tus dispositivos? Regístrate o inicia sesión
Interconfessional Bible Society of Albania.

: