YouVersion Logo
Search Icon

Zbulesa 1

1
Hyrja
1Kjo është zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t'u treguar shërbëtorëve të tij ato që duhet të ndodhin së shpejti. Jezui ia bëri të njohura shërbëtorit të tij Gjon duke i dërguar engjëllin e tij. 2Gjoni dëshmoi gjithçka që pa: fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit.
3Lum ai që i lexon dhe lum ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie e i zbatojnë ato që janë shkruar në të, sepse koha e përmbushjes së tyre po afron.
Përshëndetje
4Gjoni u shkruan shtatë kishave që ndodhen në Azi:
qoftë me ju hiri
e paqja nga Perëndia,
që është,
që ishte
e që po vjen;
nga shtatë shpirtrat,
që janë para fronit të tij,
5dhe nga Jezu Krishti,
dëshmitari,
besniku,
i pari i ngjallur prej të vdekurve#1.5 ose: i parëlinduri i të vdekurve
e prijësi i mbretërve të tokës.
Ai na deshi,
na çliroi#1.5 dorëshk. të tjera: na lau nga mëkatet tona
me gjakun e tij
6e na bëri mbretëri priftërinjsh
të Perëndisë e Atit.
Atij i qoftë lavdia e pushteti,
në shekuj të shekujve!
Amen!
7Ja, ai vjen me retë!
Të gjithë do ta shohin,
edhe ata që e shpuan me heshtë.
Gjithë fiset e dheut
do të vajtojnë për të.
Po, amen!
8«Unë jam Alfa dhe Omega#1.8 dorëshk. të tjera edhe: Fillimi e Mbarimi», thotë Zoti Perëndi, i gjithëpushtetshmi, ai që është, që ishte e që po vjen.
Krishti i shfaqet Gjonit
9Unë Gjoni, vëllai juaj, që në Jezuin ndaj me ju pikëllimin, pritjen e mbretërisë dhe qëndresën, isha në ishullin që quhet Patmos për shkak të fjalës së Perëndisë dhe të dëshmisë për Jezu Krishtin. 10Ditën e Zotit, i rrëmbyer nga Shpirti, dëgjova pas meje një zë të fortë si trumbetë, 11që tha: «Atë që shikon, shkruaje në një libër dhe dërgoja shtatë kishave: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi e në Laodice».
12U ktheva për të parë zërin që po më fliste. Atëherë pashë shtatë shandanë të artë 13dhe në mes të shandanëve pashë dikë që ngjante me bir njeriu, të veshur me rrobë të gjatë e me brez të artë rreth kraharorit. 14Koka dhe flokët e tij ishin të bardhë porsi leshi i bardhë dhe si dëbora, ndërsa sytë e tij si flakë zjarri. 15Këmbët e tij ngjanin me bronz të kulluar, të pastruar në furrë, ndërsa zëri i tij si ushëtima e ujërave të detit. 16Në dorën e djathtë mbante shtatë yje, ndërsa nga goja i dilte një shpatë e mprehtë me dy tehe. Fytyra e tij ishte si dielli kur ndriçon me gjithë forcën e tij.
17Kur e pashë, rashë si i vdekur para këmbëve të tij. Ai vuri dorën e djathtë mbi mua e më tha: «Mos ki frikë! Unë jam i pari dhe i fundit. 18Unë jam ai që jeton. Isha i vdekur, por ja ku jam i gjallë në shekuj të shekujve. Unë kam çelësat e vdekjes dhe të skëterrës. 19Shkruaj, pra, gjërat që pe: ato që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin më vonë. 20Ja e fshehta e shtatë yjeve që pe në dorën time të djathtë dhe e shtatë shandanëve të artë: shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, ndërsa shtatë shandanët janë shtatë kishat».

Currently Selected:

Zbulesa 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy