Apolalipsi 9
9
Krie e nëntëtë
1E Ëngjëlli i pesëti i ra zurnasë. E paçë një ull që ra nga qielli mbi dhe; e ju dha atij quçi i puzit s’Avisit.
2E hapi puzn’ e avisit, e hipi tim nga puzi, posi tim i një furrësë madhe. E u err dielli edhe era nga timi i puzit.
3E nga timi duallë karkalecë mbi dhe, e u dha mb’ata urdhër, sikundrë kanë urdhër cfurqet’ e dheut.
4E u dha porsi mbë ta që të mos dëmëtojënë bar’ e dheut, as ndonjë bimë të njumë, as ndonjë lis, përveçe njerëzitë vetëmë që nukë kanë vulën’ e Perndisë ndë ballëra të ture.
5E u dha porsi mbë ta, që të mos i vrasën’ ata, po t’i mundojënë pesë muaj, e mundimi i ture të jetë si mundim cfurkut kur cimbis njerinë.
6E mb’ato dit do të kërkojënë njerëzitë vdekëjënë, e do të mos e gjejënë atë; e do të dëshërojënë të vdesënë, e do të ikëjë morti prej suresh.
7E të gjarat’ e karkalecëvet, gjajënë mbë kuaj që janë gati për luftë; e mbi krie të ture një lloi kurorë që ka të gjarë me ar, e suratet’ e ture si surate njerëzet.
8E kishnë leshëra, posi leshërat’ e gravet; e dhëmbët’ e ture qenë si dhëmbët’ e leondarëvet.
9E kishnë thorake si thorake të hekurta; e zëri krahëvet së ture, si zëri i karrocavet të shumë kuajet që venë ndë luftë.
10E kanë bisht, e bishtin’ e cfurqet, e ndë bishtëra të ture qenë thumba; e urdhëri i ture qe për të dëmëtuarë njerëzitë pesë muaj.
11E kishnë për mbret të turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë të Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë të Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi).
12Njera ve, shkoi, e ja vijënë edhe di ve, pasandaje.
13E Ëngjëlli i gjashtëti i ra zurnasë. E digjova një zë nga të katër brit’ e thisiastirit s’artë, që është përpara Perndisë.
14Që thosh Ëngjëllit së gjashtë, atij që kish zurnanë: Cgjidhi të katër ëngjëjtë që janë lidhurë ndë lumë të madh, ndë Efrat.
15E u cgjidhnë të katër ëngjëjtë të bërëtë gati mbë sahat, e mbë ditë, e mbë muaj, e mbë vit, që të vrasënë pjesën’ e tretë të njerëzet.
16E nëmuri i asqerit së kalësisë diqind mijë, sepse e digjova nëmurin’ e ture.
17E ashtu i paçë mbë të parë kuajtë, edhe ata që rrijnë mbi ta që kishnë thorake të flakta, e që kishnë bojë të rimptë e të shqufurit; e kokët’ e kuajet si kokë liondarëvet, e nga goja e ture dil zjar e tim e shqufur.
18E nga këto të tre u vra e treta pjesë e njerëzet, nga zjari, edhe timi, edhe nga shqufuri që dilë prej gojësë ture.
19Sepse fuqit’ e ture gjëndenë ndë gojë të ture; sepse bishtërat’ e ture janë posi të gjërpinjet, e kanë krerëra, e me ato bëjënë dëm.
20E të tjerëtë njerëz nuk’ u vranë nga këto plagëra, as metanoisnë nga punëtë që bëjënë me duar të ture, për të mos falurë të paudhëvet, e Idhollavet t’arta e t’ërgjëndatë, e të gurtatë, e të drujtatë, ato që as shohënë, as digjojënë, as ecëjnë.
21E nukë metanoisnë nga vreilat’ e ture, as nga magjit’ e ture, as nga të vjedhurat’ e ture.
Valgt i Øjeblikket:
Apolalipsi 9: ALTMK27
Markering
Del
Sammenlign
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.