Apolalipsi 17
17
Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1E erdhi një nga të shtatë ëngjëjtë që kishnë të shtatë kupatë, e kuvëndoj me mua, e më tha: Eja të dëftoj ti dëmn’ e kurvësë madhe, që rri mbi ujëra të shuma.
2Që me atë kanë kurvëruarë mbretëret’ e dheut, e u dejtinë nga vera e kurvërisë saj ata që rrinë ndë dhe.
3E më pru mbë shpirt nd’erimi; e paçë grua që rrij mbi një bishë të kuqe, që qe plot me ëmërë të vllasfimisë, e kish shtatë krerë, e dhjetë brira.
4E gruaja qe veshurë me porfire e me të kuqe, e lierë me ar, e me gurë të pançmuarë e margaritarë, e kish mbë dorë të saj një potir t’artë, plot me të ndjietë e të ndiuera të kurvërisë saj.
5E ndë ballë të saj ëmër shkruarë: Mistirio. Vavillonë e madhe, mëmë e kurvjarëvet e të ndjetavet të dheut.
6E paçë këtë grua të dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet së Iisuit; e u çudiçë me të par’ atë çudi të madhe.
7E më tha mua Ëngjëlli: Pse u çudite? Unë do të të thom ti mistir’ e gruasë, e të bishësë që e mban atë, që ka të shtatë krerëtë edhe të dhjetë britë.
8E bisha që ke parë, ish e nukë është, e do të hipëjë nga avisi, e do të vejë ndë humbëjë; e do të çuditenë njerëzitë që rrinë mbi dhe, ata që ëmëret’ e ture nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë që nga nisëja e kësaj jetet, kur të shohënë bishënë që qe, e nuk është, ndonëse është.
9Këtu është mëndia që ka sofi; të shtatë krerëtë, janë shtatë male, tek rri gruaja mbi ta.
10E shtatë janë mbretëretë. Të pesë ranë, e një është, e jatëri edhe s’ësht’ ardhurë, e poqë të vijë pak kohë do të durojë.
11E bisha që qe, e nuk’ është, ajo është dhe e teta, e është nga ata të shtatë, e vete ndë humbëjë.
12E të dhjetë britë që pe, janë dhjetë mbretër, ata edhe s’kanë marrë mbretëri; po do të marrënë urdhër si mbretër për një sahat pas bishësë.
13Këta kanë një kshill, e fuqinë e urdhërin’ e ture ja apënë ndë dorë të bishësë.
14Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë.
15E më thotë mua: Ujëratë që ke parë, atje tek rri kurva, janë llaotë, e turmatë, e filitë, e gjuhëratë.
16E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar.
17Sepse Perndia u vuri ndë zëmëra të ture të bëjënë atë që i pëlqen asaj, e të bëjnë një kshill, e t’apënë mbretërin’ e ture mbë bishënë, ngjera sa të sosenë fjalët’ e Perndisë.
18E gruaja që pe, është quteti i madh që ka mbretëri mbi mbretërë të dheut.
Valgt i Øjeblikket:
Apolalipsi 17: ALTMK27
Markering
Del
Sammenlign
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.