Apolalipsi 14
14
Krie e katërmbëdhjetëtë
1E vura re, e ja një qengj që rrij ndë mal të Sionit, e bashkë me të njëqind e dizet e katër mijë krerë, që kishnë shkruarë ëmërin’ e babait së tij ndë ballëra së ture.
2E digjova një zë nga qielli si gjëmim të shumë ujëravet, e si një zë bumbullimësë madhe. E zënë që digjova posi t’ature që qitharisjënë me qithara të ture.
3E që këndoijnë posi një këngë të re përpara fronit, e përpara të katër kafshëvet, e të pleqet. E ndonjë nukë mund të mpson atë këngë, përveçe ature njëqind e dizet e katër mijëvet, ata që qenë blerë nga dheu.
4Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit.
5Edhe mbë gojë të ture nuk’ u gjënd gënjeshtrë; sepse janë të pafaj përpara fronit së Perndisë.
6E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.
7E thosh me zë të madh: Kini frikën’ e Perndisë, e lëvdoni atë, sepse erdhi koha e gjuqit së tij, e fali atij që bëri qiellinë, edhe dhenë, edhe detnë, edhe kronjërat’ e ujëravet.
8E një tjatër Ëngjëll erdhi pas, e tha: Ra, ra, Vavillona, quteti i madh, që potisi me verë të urgjisë kurvërisë saj gjithë miletetë.
9E një Ëngjëll i tretë u vin pas ature, tuke thënë me zë të madh: Kush të jetë falurë bishësë, a konismësë saj, a të ketë marrë nishanë mbë ballë të tij, a mbë dorë të tij.
10Edhe ai do të pijë nga vera e urgjisë Perndisë, e nakatosurë me verë shqeto ndë potir t’urgjisë tij; e do të mundonetë me zjar e shqufur përpara Shënjtorëvet ëngjëj, e përpara qengjit.
11E timi i mundimit së ture ngrihetë lart mbë jetë pas jetet; e nukë kanë të prëjturë dit’ e natë ata që falenë bishësë edhe konismësë saj, edhe kush të marrë nishanë e ëmërit saj.
12Këtu qëndron durimi i Shënjtorëvet; këtu i aturevet që ruajnë porsit’ e Perndisë, edhe besën’ e Iisuit.
13E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh.
14E vura re, e ja, një mjergullë e bardhë, e sipër mbi mjergullë rrij një që gjan me bir’ e njeriut, që kish mbë krie të tij një kurorë t’artë, e mbë dorë të tij një drapër të prëhurë.
15E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi tuke thirrturë me zë të madh, atij që rrij mbi mjergullë: Dërgo drapërinë tënd, e kuarr. Sepse erdhi koha të kuarrç tij, se u tha të korrët’ e dheut.
16E ai që rrij mbi mjergullë, vuri drapërin’ e tij mbi dhe; e u kuarr dheu.
17E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi që është ndër qiell, e kish edhe ai një drapër të prëhurë.
18E një tjatër Ëngjëll dolli nga thisiastiri, e ish që kish urdhër mbi zjar. E thirri me një zë të madh, atij që kish drapërinë e prëhurë, e i tha: Dërgo drapërinë tënd të prëhurinë, e vil rrusht’ e vështit së dheut; sepse u poqnë rrusht’ e tij.
19E vuri Ëngjëlli drapërin’ e tij ndë dhe, e voli veshtin’ e dheut, e rrusht’ i vuri ndë patitir të madh të urgjisë Perndisë.
20E patitiri u shkel përjashta qutetit; e dolli gjak nga patitiri ngjera mbë frë të kuajet, ngjera një mijë e gjashtëqind stadhe.
Valgt i Øjeblikket:
Apolalipsi 14: ALTMK27
Markering
Del
Sammenlign
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.