Bëratë 6
6
Krie e gjashtëtë
1E mb’ato dit ahiere si u shtuanë mathitejtë, qërtoijnë Elinëtë me Çifut, se mbë punëra të çdo ditet nukë vijnë re grat’ e va të turetë.
2E si thirrë të dimbëdhjetë turmën’ e mathitivet, u thanë: Nuk’ ësht’ e pëlqierë ndë nevet të lëmë dhidhahin’ e Perndisë e të punojëmë ndë mësallëra.
3Zgjidhi adha, vëllazër, shtatë njerëz nga ju me ëmër të mirë, plot me dhurëti të Shënjtit Shpirt, e me sofi; ata do t’i vëmë mbë këtë punë.
4E navet do të presëmë ndë të luturë e ndë punë të dhidhahisë.
5E u duk këjo fjalë e pëlqierë përpara gjithë turmësë. E zgjodhë Stefanë, njeri plot nga besë, e nga Shënjti Shpirt, e Filipponë, e Prohoronë, e Nikanoranë, e Timonë, e Parmenanë, e Nikollënë Prosilitnë nga Antiohia.
6Këta i prunë përpara apostojet; e si u lutnë, vunë duartë mbi ta.
7E fjala e Perndisë rritej, e shtonej nëmuri i mathitivet ndë Ierusalim shumë. Edhe shumë turmë priftëret gjegjejnë besënë.
8E Stefani plot me besë e me fuqi bën çudira e thavmëra të mëdha ndë llao.
9Ma u ngrenë ca nga Sinagoji që thuhetë i Livertinëvet, edhe i Qirinevet, edhe i Aleksandhrinovet, edhe ca nga Qiliqia, e nga Asia, e bëijnë filloniqi me Stefanë.
10E s’mundnë të qëndroijnë kondrë ndë sofi e ndë Shpirt që flit.
11Ahiere vunë fshehura njerëz të thoshnë, se: Navet e digjuam atë që thosh fjalë të shara kondrë Moisiut, edhe kondrë Perndisë.
12E nakatosnë llaonë, edhe pleqësinë, edhe grammatejtë. E erdhë e e rrëmbienë atë, e e shpunë ndë sinodh.
13E nxuarë martirë të rrem, që thoshnë: Kij njeri nukë pushon tuke kuvënduarë të shara kondrë këtij vëndit së shënjtëruarë edhe kondrë nomit.
14Sepse na digjuam këtë që thosh që: Kij Iisui Nazoreua, do të prishjë këtë vënd e do të ndërrojë adetetë që na dha navet Moisiu.
15E si shtinë sitë mbë të gjith’ ata që rrijnë ndë sinodh, panë faqen’ e tij posi faqe Ëngjëllit.
Valgt i Øjeblikket:
Bëratë 6: ALTMK27
Markering
Del
Sammenlign
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.