Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të kujtojmë gjithçka Zoti ka bërëShembull

Remembering All God Has Done

DITA 1 NGA 5

Perëndia është një Perëndi i fuqishëm. Asgjë nuk ëshë e pamundur me Të. Ai mund të lëvizë malet, të ndalojë diellin dhe të shërojë të sëmurët. Në Jozueu kapitulli 4 lexojmë se si Perëndia realizoi detyrën e fuqishme për të futur izraelitët në Tokën e Premtuar. Perëndia i nxori izraelitët nga skllavëria dhe i futi në lirinë sikurse dhe kishte premtuar. Për shkak të rëndësisë të asaj që Ai bëri, Perëndia nuk donte që izraelitët të harronin ndonjëherë çfarë Ai kishte bërë për ta. Perëndia donte që izraelitët të kujtonin gjithmonë mrekullinë që kreu për ta dhe se çfarë Perëndi i fortë dhe i fuqishëm është Ai. Kujto për një çast. Perëndia ka bërë diçka mahnitëse në jetën tënde. Ai mund të ketë kryer një mrekulli shërimi ose të ka çliruar nga skllavëria e një manie dhe të ka çuar në Tokën tënde të Premtuar. Gjej kohë sot për të kujtuar gjërat e fuqishme që Perëndia ka bërë për ty. Lavdëroje Atë dhe kushtoju Atij që nuk do t'i harrosh kurrë gjërat mahnitëse që Ai ka për ty.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Remembering All God Has Done

Prirja tonë e natyrshme është të hedhim vështrimin tek e ardhmja, por ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kalurën. Ky plan është ndërtuar për një kohë 5-ditore për të kujtuar gjithçka që Perëndia ka bërë për të të formuar ...

More

We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë