Mattheo 22
22
Krie e njëzeteditë
1E Iisui u përgjegj pameta ature me paravolira, e u thosh:
2Mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me njeri mbret, që ai bëri dasmët’ e djalit së tij.
3E dërgoi kopijt’ e tij të thërrisnë ata që qenë ftuarë ndë dasmëra, e nukë duajnë të vijnë.
4Pameta dërgoi të tjerë kopij, e u tha: Thoi mb’ata që janë ftuarë, na, që dreka ime është hazër, viçëret’ e mia edhe berat’ e majme janë therturë, edhe gjithë sa duhenë janë hazër, po ejani ndë dasmëra.
5E ata përtuanë, e s’vanë, po njëri vate nd’arë të tij, e tjetëri ndë pramati të tij.
6E të tjerëtë si zunë kopijt’ e tij i shajtinë, edhe i vranë.
7E si e digjoi mbreti u zëmërua, e dërgoi asqerët’ e tij, e vrau ata që vranë kopijt’ e tij, edhe qutetn’ e ture e përvëloi.
8Ahiere u thotë kopijet së tij, se dasma është hazër, po ata që qenë të ftuarë nukë qenë të zotë (aksio).
9Hajdeni dha ndëpër të dalura të udhëravet, e sa që të gjeni, t’i ftoni mbë dasmëra.
10E si duallë ata kopij mbë udhëra, mbëjuadhë gjith’ ata që gjenë, të ligj e të mirë, e u mblua dasma nga ata që rrijnë.
11E si hiri mbreti të shih ata që rrijnë, pa atje një njeri që nukë kish veshurë rroba të dasmësë.
12E i thot’ atit: Mik, qish hire këtu, kur nukë ke rroba të dasmësë? Edhe ai s’mund të flit.
13Ahiere u thotë mbreti punëtorëvet: Si t’i lidhni atit duartë, ngrenie atë, e vinie jashtë ndë erësirë të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit e dhëmbëvet.
14Sepse shumë janë të ftuarë, e të pakë të zgjedhuritë.
15Ahiere vanë Farisejtë, e bënë të mbëjedhurë, e mëndoneshinë, qish ta zijnë atë ndë fjalë.
16E dërguanë nde ai mathitit’ e ture, bashkë me Irodhianotë, e i thanë: Dhaskal, e dimë që je i vërtetë, edhe dhidhaks udhën’ e Perndisë me të vërtetë, e nukë ke dert ti për ndonjë, se nukë vështron ndë faqe të njerëzet.
17Thuajna dha nevet, si të duketë ti? Ësht’ e udhësë të apëmë qinso (haraç) nde Qesari, a jo?
18E si njohu Iisui ponirin’ e ture, u tha: Pse më piraksni Ipokritej (me di faqe)?
19Dëftomëni asprën’ e Qinsosë. Edhe ata i prunë një dhinar.
20E u thot’ ature: E kujt’ është këjo konë, edhe të shkruaritë mbi të?
21I thon’ atij: Të Qesarit. Ahiere u tha ature: Paguani dha ato që janë të Qesarit, nde Qesari, e ato që janë të Perndisë, nde Perndia.
22E si e ndienë, u çuditnë, e e lanë atë, e iknë.
23Nd’atë ditë erdhë nde ai Sadhuqej, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietnë atë, e i thonë:
24Dhaskal, Mosiu tha: Ndë vdektë njeri që të mos lërë djelm, të martonetë me gruan’ e tij vëllai tij, e të ngjalljë farë nde vëllai tij.
25E pranë nevet qenë shtatë vëllazër, e si u martua i pari vdiq, e sepse nukë kish farë, la gruan’ e tij nde vëllai tij.
26Ashtu edhe i diti, edhe i treti, ngjer ndë të shtatë.
27E më pastaje nga të gjithë, vdiqi edhe gruaja.
28E po kur të ngjallenë të vdekuritë, cilit nga të shtatë do të jetë gruaja? Sepse gjithë e patnë atë.
29Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Jeni gënjierë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë.
30Se ndë kohë që do të ngjallenë të vdekuritë as martojënë as martonenë, po janë posi ëngjëllit’ e Perndisë ndë qiell.
31E për të ngjallturë të së vdekuret nukë dhiavastë atë që është thënë ndë juvet nga Perndia që thotë:
32Unë jam Perndia i Avraamit, edhe Perndia i Isaakut, edhe Perndia i Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po e së gjallëvet.
33E si digjuanë turmët’ e njerëzet, u çuditnë ndë dhidhahi të tij.
34E Farisejtë si digjuanë, që u mbilli gojënë Sadhuqejet, u mbëjuadhë të gjithë ndë një vënd.
35E një nga ata që dhidhaksinë nomnë, e pieti tuke ngajturë atë, e i thosh:
36Dhaskal, cila porsi është më e madhe ndë nom?
37Edhe Iisui i tha atit: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënd, edhe me gjithë mëndienë tënde.
38Këjo është e para, edhe e madhe porsi.
39E e ditë që gjan me atë: Të duaç gjitonë tënd, si edhe vetëhenë tënde.
40Ndë këto të di porsira gjithë nomi edhe profitëritë varenë.
41E si u mbëjuadhë farisejtë, i pieti ata Iisui.
42E u thotë: Si ju duketë juvet për Krishtinë, i kuj bir është? I than’ ata: I Dhavidhit.
43U thot’ ature: Pse adha Dhavidhi me Shënt Shpirt, e thërret atë Zot? E thotë:
44Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hasmërit’ e tu ndënë këmbë të tua.
45E ndë e thërret atë Dhavidhi Zot, qish është biri tij?
46E ndonjë nukë mund t’i përgjegjej atij fjalë, as kuturisi njeri që nga ajo ditë të piesë atë më.
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.