MATTHEUT 28
28
KAPTINA XXVIII.
1Edhe si shkoi e shëtuna, kur filloi me sbardhun’ e diela e para dit’ e javësë, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tietër, për me vum’ ore vorrinë.
2Edhe qe tek u ba nji tërmet i math, sepse engjull’ i Zotit sdrypi prei qiellit, edhe erdhi e rrokulloi gurinë prei derësë vorrit, edhe rrinte sipër ati.
3Edhe faqeja e ati ishte porsi vetimë, edhe petku i ati i bardhë porsi borë.
4Edhe ata qi ruejshinë u drothnë prei frikës’ ati, edhe u banë porsi të vdekunë.
5Edhe engjulli u përgjeq, e u tha gravet: Mos frikohi ju, sepse e dij se kërkoni Iesunë, qi u kryqëzue.
6Nuk’ ashtë këtu, sepse u ngjall, sikurse pat thanë. Eni, shifji vendinë ku qe Zoti.
7Edhe shkoni shpeit, e u thoni dishepujvet ati, se u ngjall prei së vdekunish; edhe qe te po shkon ma përpara se ju ndë Galile; atie keni me e pamë, qe tek u thashë juve.
8Edhe ato duelnë shpeit prei vorrit bashkë me frikë, edhe me gëzim të math; e u tuerrnë me u dhanë za dishepujvet ati.
9Edhe tue votunë me u dhanë za dishepujvet ati, qe Iesui te hasi me ato, e u tha: Falemi. Edhe ato i erthnë për-anë, e i kapnë kambët’, edhe e adhuruenë.
10Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Mos kini frikë, shkoni, e nepni za vëllazënavet mi, qi të shkojnë ndë Galile, edhe atie kanë me më pamë.
11Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë.
12Edhe ata si u mbëlothnë bashkë me pleqt, edhe muern’ e dhanë këshille, u dhanë ushtëtorëvet argjanda miaft,
13tue thanë: Thoni, se: - Dishepujt’ e ati erthnë natënë, edhe e vothnë, tue fjetunë na.
14Edhe ndë u ndëgjoftë këjo prei guvernatorit, na kena me i mbushunë mendien’, edhe kena me u bamë juve mos me pasunë gaile.
15Edhe ata mbassi muernë argjandatë, banë sikurse u mësuenë; edhe këjo fjalë u dha ndëpër Iudeit deri mbë ditë të sotshime.
16Edhe të nji-mbë-dhetë dishepujtë voitnë ndë Galile, nd’ate mal ku i pat porositunë Iesui.
17Edhe kur pan’ ate, e adhuruenë, por disa vetë ishinë me dy mendesh.
18Edhe Iesui erdhi për-anë, e u foli atyneve, tue thanë: M’u dha çdo urdhënë ndë qiell, edhe mbë dhe.
19Shkoni pra, e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emënë të Atit, e të Birit, e të Shpirtit Shenjt;
20edhe i mësoni me rueitunë gjithë sa u kam porositunë juve; edhe qe unë te jam bashkë me ju gjithë ditt, deri mbë të mbaruemen’ e jetësë. Amen.
موجودہ انتخاب:
MATTHEUT 28: DHRGKK72
سرخی
کاپی
موازنہ
شئیر
کیا آپ جاہتے ہیں کہ آپ کی سرکیاں آپ کی devices پر محفوظ ہوں؟ Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania