MATTHEUT 24
24
KAPTINA XXIV.
1Edhe Iesui duel, e iku prei tempullit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë për me i diftuem ndërtesat’ e tempullit.
2Por Iesui u tha atyneve: Nukë shifni gjithë këto? Për të vërtet po u thom juve, se s’ka me mbetunë këtu gur mbi gur qi të mos rrenohetë.
3Edhe ai tue ndenjunë mbi Mal’ të Ullivet, dishepujt’ iu afruenë mbë-nj-anë, tue thanë: Na thuei, kurë kanë me u bamë këto? Edhe cilli ashtë shenji i të ardhunit tand, edhe të mbaruemit’ e jetësë?
4Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shikoni mos u gënjejë juve kushi.
5Sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam Krishti; edhe kanë me gënjyem shumë vetë.
6Edhe keni me ndëgjuem luftëna, edhe zana luftënash; shikoni mos frikohi, sepse të gjitha këto duhenë me u bamë, por e mbrapmeja edhe s’ashtë.
7Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie; edhe kanë me qenë zina, e sëmundëje, e tërmetëna vend mbë vend.
8Por gjithë këto janë të filluem të dhimptunash.
9Atëherë kanë me u dhanë juve ndër duer për shtrëngim, edhe kanë me u vramë juve; edhe keni me u marrë mëni prei gjithë kombesh për emëninë t’em.
10Edhe atëherë kanë me u shkandalizuem shumë vetë, edhe kanë me dhanë ndër duer njiani tietrinë, edhe kanë me marrë mëni njiani tietrinë.
11Edhe shumë profet-rrenësa kanë me u çuem, edhe kanë me gënjyem shumë vetë.
12Edhe mbassi të shumohetë paligjënia, dashunia e të shumëvet ka me u ftofunë.
13Por kush të durojë deri së mbrapmi, kyi ka me shpëtuem.
14Edhe kyi ungjilli i mbëretënisë ka me u predikuem ndëpër gjithë botënë, për dëshmi mbë kombet; edhe atëherë ka me ardhun’ e mbrapmeja.
15Kur të shifni pra “të ndytët’ e shkretisë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjunë ndë vend të shenjtënuem (ai qi këndon, le ta marri vesht),
16atëherë ata qi janë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet;
17kush të jetë mbi kulmit, le të mos sdrypi me marrë gja prei shtëpisë vet;
18edhe kush të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkat’ e veta.
19Edhe mjer ato qi janë të mbarsëme, e ato qi kanë foshnje për gji nd’ato ditt!
20Edhe fali mos me u bam’ e ikmeja juei ndë dimënë, as për të shëtunë,
21sepse atëherë ka me qenë shtrëngim i math, qi aso faret nuk’ ashtë bamë çë kurë se ashtë zanë fillë bota deri tashti, as ka me u bamë.
22Edhe ndë mos shkurtoheshin’ ato ditt, s’kishte me shpëtuem as ndonji korp, por ato ditt kanë me u shkurtuem për të sgjedhunit.
23Atëherë ndë u thashtë juve kushi: Qe ku ashtë këtu Krishti, a aty, mos zini besë.
24Sepse kanë me u çuem Krisht-rrënësa, e profet-rrenësa, edhe kanë me diftuem shenje të mëdha, edhe mërekullia; kaqi sa me gënjyem edhe të sgjedhunitë, ndë qoftë se mundetë.
25Qe tek u thashë juve ma përpara.
26Ndë u thançinë juve pra: Qe ku ashtë ndë shkreti, mos dilni. Qe ndë dhomatë, - mos zini besë.
27Sepse sikurse vetima del prei së lemit diellit, edhe duketë mbë të perënduemit, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
28Sepse kudo me qenë stërvina, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
29Edhe përnjiherë mbas shtrëngimit atyne ditve, dielli ka me u errunë, edhe hana s’ka me dhanë të shëndritunit’ e vet, edhe yjtë kanë me ranë prei qiellit, edhe fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë;
30edhe atëherë ka me u dukunë shenji të birit nieriut ndë qiell; edhe atëherë gjithë farat’ e dheut kanë me bamë vaje, edhe kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë përmbi ret’ e qiellit me fuqi, e me laft shumë.
31Edhe ka me dërguem engjujt’ e vet me buri qi nxier za të math, edhe kanë me mbëledhunë të sgjedhunit’ e ati prei së katër erënash, prei anësh qillvet deri prei të tierash anësh atyne.
32Edhe merrni vesht parabullënë prei drusë fikut: Kur të bahetë tashti dega e asai e butë, edhe të nxierri gjethetë, ta dini se të korrët’ ashtë ngjat;
33kështu edhe ju, kur të shifni gjithë këto, ta dini se ashtë ngjat ndër dyer.
34Për të vërtet po u thom juve: Kyi bres s’ka me shkuem, deri sa të bahenë këto të gjitha.
35Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem.
36Edhe për ate ditë, e ate orë kurkush s’e di, as engjujt’ e qillvet, veç em Atë vetëmë.
37Edhe sikurse ishinë ditt’ e Noesë, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
38Sepse sikurse ishinë nierëzitë nd’ato ditt përpara përmbytëjesë tue ngran’ e tue pimë, tue martuem e tue u martuem, deri mb’ate ditë qi hyni Noeja ndë arkë.
39Edhe s’e ngjofnë, deri sa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
40Atëherë dy vetë kanë me qenë nd’arë; njiani merretë, edhe tietri lehetë.
41 Dy veta kanë me blueitunë ndë mulli; njiana merretë, edhe tietra lehetë.
42Rrini qutë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien zoti juei.
43Por këte e merrni vesht, se ndë e dinte i zoti shtëpisë mbë çfarë kohëje të natësë vien viedhësi, kishte me ndenjunë qutë,
44edhe s’kishte me lanë me u shpuem shtëpia e vet. Përandai edhe ju bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’atë orë qi nuk’ ua pret juve mendia.
45Vallë cilli asht’ ai shërbëtuer besëtar, edhe i mençim, të cillin’ i zoti e vu përmbi punëtorët e vet, për me u dhan’ atyneve ushqiminë ndë kohë?
46Lum ai shërbëtuer, kur të vijë i zoti, ta gjejë tue bamë kështu.
47Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë përmbi gjithë gjan’ e vet.
48Edhe ai shërbëtori keq ndë thashtë ndë zemërë të vet: Em zot vonohetë me ardhunë,
49edhe fillon me rrafunë shërbëtorëtë shokët’ e vet, edhe me ngran’ e me pimë bashkë me të deitunit;
50i zoti ati shërbëtorit ka me ardhunë mb’atë ditë qi s’e pret, edhe mb’atë orë qi s’e di;
51edhe ka me e damë mbë-nj’-anë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me hipokritënat; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
موجودہ انتخاب:
MATTHEUT 24: DHRGKK72
سرخی
کاپی
موازنہ
شئیر
کیا آپ جاہتے ہیں کہ آپ کی سرکیاں آپ کی devices پر محفوظ ہوں؟ Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania