MATTHEUT 22
22
KAPTINA XXII.
1Edhe Iesui u përgjeq përsëri, e u tha atyneve, me parabulla, tue thanë:
2Mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi bani darsma për të birin e vet.
3Edhe dërgoi shërbëtorët’ e vet me thirrun’ ata qi qenë thirrunë ndë darsmat; por nukë deshnë me ardhunë.
4Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat.
5Por ata përtuenë, edhe shkuenë njiani nd’arë të vet, e tietri ndë tregjeti të vet.
6Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shan’ edhe i vranë.
7Por mbëreti kur ndëgjoi, u zemërue, edhe dërgoi ushtërin’ e vet, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyneve.
8Atëherë u thotë shërbëtorëvet vet: Darsma ashtë gati, por ata qi qenë thirrunë s’ishinë të vëjefshim.
9Shkoni pra ndëpër të dalunat e udhëvet, edhe sa vetë të gjeni, i thirrni ndë darsmat.
10Edhe ata shërbëtorëtë duelnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të këqij e të mirë; edhe darsma u mbush me nierës qi rrinë ndë mësallë.
11Edhe mbëreti kur hyni me pam’ ata qi rrinë ndë mësallë, pa atie nji nieri qi s’kishte veshunë petka darsme.
12Edhe i thot’ ati: Mik, si hyne këtu pa pasunë petka darsme? Por ai mbylli gojënë.
13Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
14Sepse shumë vetë janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë.
15Atëherë Fariseitë shkuen’ e banë këshille, si ta zanë ndë lak me fjalë.
16Edhe dërgojnë tek ai dishepujt’ e vet bashkë me Herodianët, tue thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe s’do me ditun’ as për kurkënd, sepse nukë ven ore mbë faqe nierëzish.
17Na thuei pra: Ç’të duketë? Asht’ e udhësë me i dhanë pagë Kaisarit, a jo?
18Por Iesui si e muer vesht diallësin’ e atyneve, tha: Ç’më ngitni, hipokritëna?
19Më diftoni monetën’ e pagësë. Edhe ata i prunë nji dinar.
20Edhe ai u thot’ atyneve: E kuit ashtë këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë?
21 Ata i thonë: E Kaisarit. Atëherë u thot’ atyneve: Lani pra ato qi janë të Kaisarit mbë Kaisarinë; edhe ato qi janë të Perëndisë mbë Perëndinë.
22Edhe ata kur ndëgjuenë, u mërekulluenë, edhe e lanë e iknë.
23Nd’atë ditë i erthnë përanë Saddukeitë, ata qi thonë se nuk’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë,
24tue thanë: Mieshtër, Moiseu tha - “Ndë vdektë kushi pa pasunë dielm, i vëllai ati ka me u martuem me gruen’ e ati”, edhe ka me ngjallë farë për të vëllan’ e vet.
25Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllazën; edhe i pari u martue, edhe vdiq; edhe mbasi s’patlanë farë, la gruen’ e vet mbë të vëllan’ e vet;
26kështu edhe i dyti, edhe i treti, deri mbë të shtatët.
27Edhe mbas të gjithëve vdiq edhe grueja.
28Mbë të ngjallunit pra, cillit prei këtyne të shtatëve ka me qenë grueja? Sepse të gjith’ e patnë marrë.
29Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Gënjeheni, mbassi s’dini shkronjat’, as fuqin’ e Perëndisë.
30Sepse mbë të ngjallunit as martojn’, as martohenë, por janë porsi engjujt’ e Perëndisë ndë qiell.
31Edhe për të ngjallunit prei së vdekunish, s’keni kënduem qish ashtë thanë mbë ju prei Perëndisë, kur tha:
32“Unë jan Perënia Abrahamit, edhe Perëndia Isaakut, edhe Perëndia Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh.
33Edhe gjindëja kur ndëgjuenë, mërekulloheshinë për mësimin’ e ati.
34Por Fariseitë kur ndëgjuenë se u mbësheli gojënë Saddukevet, u mbëlothnë bashkë.
35Atëherë nji ligjëtar prei atyneve pyeti, tue ngam’ate, e tue thanë:
36Mieshtër, cilla porosi ashtë ma e madhe ndë ligjët?
37Edhe Iesui i tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë mendienë tande”.
38Ajo asht’ e para, edhe e madheja porosi.
39Edhe e dyta qi përgjan me ate ashtë: “Të duesh fëqinë tand porsi vetëhenë tande”.
40Gjithë ligja edhe profetënitë varenë mbë këto dy porosia.
41Edhe Fariseitë kur ishinë mbëledhunë, Iesui i pyeti, tue thanë:
42Qish u duketë juve për Krishtinë? I bir’ i kuit ashtë? I thonë: I Davidit.
43U thot’ atyneve: Qysh pra Davidi me Shpirtin’ e quen Zot? - tue thanë:
44“I tha Zoti Zotit t’em, rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve amëmiqt’ e tu përposh ndënë kambët e kambëvet tua”.
45Ndë qoftë pra se Davidi e quen Zot, si asht’ i bir i ati?
46Edhe kurkushi s’mundei me iu përgjegjunë ndonji fjalë, as nukë guxoi çë mb’ate ditë me e pyetunë ma.
موجودہ انتخاب:
MATTHEUT 22: DHRGKK72
سرخی
کاپی
موازنہ
شئیر
کیا آپ جاہتے ہیں کہ آپ کی سرکیاں آپ کی devices پر محفوظ ہوں؟ Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania