Gjithçka që i duhet kishës tënde për t'u angazhuar me mesazhin tënd dhe për ta ndarë me të tjerë. Falas, pa letër dhe tashmë i instaluar në miliona pajisje.
Pjesëmarrësit mund të ndjekin së bashku, të angazhohen me Shkrimet, të mbajnë shënime dhe madje të ruajnë kopjen e tyre të personalizuar për referencë të ardhshme.
Skica të mesazhit, njoftime, lidhje për të dhuruar online… gjithçka ju duhet për t'i komunikuar kishës suaj, të ndash gjithçka — 100% falas.
Lexime devocionale dhe plane të leximit të rekomanduara të cilat do e mbajnë të lidhur komunitetin tuaj me Shkrimin gjatë gjithë javës.

Krijoni me lehtësi Ngjarje nga çdo kompjuter (Mac ose PC) i lidhur me internetin. Thjesht zgjidh dhe vendos secilën pjesë të Ngjarjes suaj në vendin e vet, duke riorganizuar, ndryshuar dhe bërë rregullime gjatë rrugës.
Modulet e përshtatshme të kursejnë kohë dhe përpjekje. Kombinoni elemente për të krijuar Ngjarje të reja nga fillimi. Ose ripërdorni Ngjarjet ekzistuese dhe modifikojini ato sipas nevojës. Madje mund të kopjoni Ngjarje ekzistuese dhe t'i modifikoni ato për t'iu përshtatur llojeve krejt ndryshe të takimeve. Gjatë gjithë procesit, opsioni i Parashikimit të lejon të shohësh përmbajten e ngjarjes saktësisht siç do ta shohin pjesëmarrësit tuaj.
Skicat, pikat kyç, pyetjet për diskutim… Ndaj çdo përmbajtje të përgjithshme teksti që do t'i ndihmojë pjesëmarrësit tuaj t'ju ndjekin bashkë me mesazhin ndërsa ajo po ndodh.
Shfaq pasazhet pikërisht atje ku mesazhi juaj i referohet atyre, të lidhura me cilëndo nga 2400+ versionet e Aplikacionit të Biblës, në 1600+ gjuhë — pa pasur nevojë për kopjim apo ngjitje.
Krijoni lidhje me Planet e Biblës dhe Devocionet që lidhen me pikat e mësimit tuaj, duke e ndihmuar audiencën të përfshihet me Fjalën e Perëndisë gjatë javës.
Jepini mundësinë audiencës suaj të jetë vetëm një prekje larg dhënies përmes internetit, të regjistrohen për punë vullnetare apo të kenë askes në faqet kryesore të kishës. Vendosni një lidhje për çdo uebfaqe të jashme direkt nga brenda Ngjarjes suaj.
Jepini gjallëri Ngjarjes suaj me figura artistike, fotografi, vargje me figura dhe jo vetëm kaq. Pjesëmarrësit mund të shpërndajnë kollaj figurat e Ngjarjes në rrjetet e tyre sociale, duke e qarkulluar shpejt mesazhin tuaj.
Shpërndani me lehtësi dhe në kohë të gjitha informatat e rëndësishme: lajme të kishës, ngjarje kalendarike, programe, klasa studimi, mundësi misioni dhe pune vullnetare dhe më tepër.
Informo njerëzit se ku dhe kur do të ndodhë Ngjarja juaj — edhe për ato Ngjarje që ndodhin njëherësh në shumë vende dhe kohë.
Kurseni kohë dhe përpjekje. Krijoni shpejt Ngjarje të reja duke kopjuar ato ekzistuese dhe duke i ndryshuar me të dhënat e përditësuara.
Kurse para për printimin dhe përdor më pak letër… madje edhe duke arritur njerëz me një platformë që ka më shumë se 200 milionë instalime.


"Ishim të emocionuar të përdornim YouVersion në shërbesën tonë, veçanërisht seksionin e Ngjarjeve, kur futim shënimet dhe komentet e mësimit të çdo jave. Njerëzit tanë e vlerësojnë mundësinë që i kanë shënimet në majë të gishtave, që i ndajnë ato dhe i ruajnë ato. Ne kemi kanalizuar mijëra dollarë në nevoja të tjera të shërbesës duke zëvendësuar programet e printuara!"
Pastori Bill White
Kisha e Udhëtimit të Krishtit

"Ngjarjet në YouVersion janë një burim i çmuar për familjen e kishës sonë. Aftësia që kanë njerëzit tanë të ndjekin shënimet e predikimit dhe Shkrimet gjatë mesazheve tona krijon një angazhim dhe ndikim të fuqishëm".
Pastori Herbert Cooper
Kisha e Popullit

"Ne i përdorim Ngjarjet për të gjitha mbledhjet tona, duke u mundësuar pjesëmarrësve të kenë përballë tyre shënimet dhe Shkrimet nga folësi. Ngjarjet na kanë kursyer printimin e mijërave faqeve! Krijimi i një Ngjarjeje është jashtëzakonisht i thjeshtë dhe botohet gjithnjë pikërisht në kohën e duhur që na nevojitet".
Cindy Beall
Të udhëheqim dhe të duam
Drejtoreshë e Shërbesës Pajisim
Po ndodh një revolucion në angazhimin me Biblën gjatë jetës sonë. I instaluar në më shumë se 750 miliona pajisje unike deri më tani (dhe vazhdon të rritet), Programi i Biblës po i ndihmon njerëzit në çdo vend të tokës që të lidhen më shumë me Fjalën e Perëndisë. Dhe tani, përmes Ngjarjeve, jemi të lumtur t'ju ofrojmë shtrirjen e kësaj platforme.
Merrni ngjarjen tuaj të parë gati për të ndarë në Aplikacionin e Biblës në më pak se dhjetë minuta. Çka ju nevojitet është një kompjuter Mac ose PC dhe një llogari falas të YouVersion.