MATTHEUT Krej 3.
Krej 3.
  1Edhe nd’ ato dit vien Joann Pagëzori tuke leçiturë ndë shkretëtirët të Judhesë, e tuke thënë:
  2Pendohi, sepse u afrua mbëretëria e qiejevet.
  3Sepse kyj ësht’ ay që u fol nga profiti Isaj, që thotë: “Zëri ati që bërtet ndë shkretëtirët. Bëni gati udhën’ e Zotit: bëni rrugat’e ati të drejta.”
  4Edhe ay Ioanni kishte të veshurit’ e ti prej qimesh kamillësë, edhe bres të lëkurtë për mesin’ e ati; edhe ushqimi ati ishte karkaleca e mialt’ i egrë.
  5Atëhere dilte jashtë tek ay Jerusalimi edhe gjithë Judhea, edhe gjith’ anëtë qark Jordhanit.
  6Edhe pagëzoneshinë ndë Jordhan nga ay, tuke rrëfyerë fajet’ e tyre.
  7Edhe kur pa se po vinjënë shumë vetë nga Farisejt’ e nga Sadhdhuqejtë mbë pagëzimt të ti, u tha atyre: “Këlysh nepërkash, cili u dëfteu juve të ikni nga zemërimi që vien?
  8Bëni pra pemë të vëjetura për pendim.
  9Edhe mos u duketë të thoni me vetëhenë tuaj, se “Atë kemi Avraamnë”; sepse po u them juve, se Perëndia munt të ngrerë dielm Avraamit nga këta gurë.
  10E ndashti edhe sopata rri përmbi rrëzët të drurëvet; çdo dru pra që s’bën pemë të mirë pritetë, edhe hidhetë ndë ziarr.
  11Un’ u pagëzonj juve me ujë për pendim; po ay që vien pas meje është më i fortë se unë, të cilit nukë jam i zoti t’i mbanj këpucëtë; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr.
  12Ay ka lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurin’ e ti ndë grunart, po kashtënë do ta diegë me ziarr të pashuarë.”
  13Atëherë Jisuj vien nga Galilea ndë Jordhan te Joanni, që të pagëzonetë nga ai.
  14Po Joanni e ndalon atë, tuke thënë: “Unë kam nevojë të pagëzonem prej teje, e ti vien tek unë?”
  15Edhe Jisuj u përgjeq e i tha: “Le ndashti; sepse kështu na gjan neve të mbushmë çdo drejtëri.” Atëhere e lë atë.
  16Edhe Jisuj si u pagëzua përnjëherë dolli nga ujëtë; edhe ja tek u hapnë qiejetë, edhe pa Frymën’ e Perëndisë tuke sbriturë posi pëllump, e tuke ardhurë mbi atë.
  17Edhe ja tek u dëgjua një zë nga qiejetë që thoshte: “Kyj është biri im i dashurë, që e kam pëlqyerë.”
      လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု
MATTHEUT Krej 3.: DERKK79
အေရာင္မွတ္ခ်က္
မၽွေဝရန္
ကူးယူ
မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ
Interconfessional Bible Society of Albania.