YouVersion လိုဂို
ရွာရန္ အိုင္ကြန္

Psalltiri 85

85
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.
1Të pëlqeu o Zot, dheu yt, ktheve Jakovë prej skllavërisë.
2I fale pa-udhëritë llauzit tënt, mbulove gjithë fajet’ e atyreve. Sellah.
3Pushove gjithë zëmërimnë tënt, u ktheve prej mërisë zëmërimit tënt.
4Kthe-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, edhe kthe zëmërimnë tënt prej nesh.
5Mos do të jesh kurdo zëmëruarë mbë ne, a po do të shtrinjç zëmërimnë tënt bres pas brezi?
6Nukë do të kthenesh të na apsh jetë, që të gëzonetë llauzi yt për ty?
7Dëfte-na, o Zot, përdëllimnë tënt, edhe ep-na shpëtimnë tënt.
8Do të ndigjonj ç’do të më flasë Zoti Perëndia, se do të flasë paqtim ndë llaust të ti, edhe ndë të drejtët e ti, edhe le të mos kthenenë ndë marrëzi.
9Po ngjat atyreve që kanë frikënë ati është shpëtim’ i ati, që të rrijë lavdi ndë dhet t’ënë.
10Përdëllim edhe e vërtetë u poqnë bashkë, drejtëria e paqtimi u bënë miq.
11E vërteta do të lenjë nga dheu, edhe drejtëria do të kërrusetë nga qielli.
12Sepse Zoti do të apë të mirënë, edhe dheu ynë do të apë pemën’ e ti.
13Drejtëria do të ecënjë përpara ati, edhe do të vërë mbë udhë çapet’ e ti.

လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု

Psalltiri 85: PSTOKK1868

အေရာင္မွတ္ခ်က္

မၽွေဝရန္

ကူးယူ

None

မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ