Psalltiri 84
84
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith. Psallmë për të bijt e Koreut.
1Sa të dashura janë tendat’ e tua, o Zot i fuqivet.
2Shpirti im mallnjen, e fiketë fort për hoboret’ e Zotit, zëmëra ime edhe mishi im gëzonetë për Perëndin’ e gjallë.
3Sepse zogu gjeti të ndenjturë, edhe turtulli fole për vete, ku të vërë zoqt’ e ti, theroret’ e tua, o Zot i fuqivet, Mbëreti im, edhe Perëndia im.
4Lum ata qi rrinë ndë shtëpit tënde, ndë jetë të jetësë të kanë për të lavduruarë. Sellah.
5Lum ay njieri që ka ndihmë prej teje, udhët (e tua) janë ndë zëmërët t’atyreve,
6(të cilëtë) duke shkuarë ndëpër gropësirët të qjarit, e bënjënë krua, po edhe shiu mbush gropatë.
7Venë prej fuqie mbë fuqi, (si cili prej atyreve) duketë përpara Perëndisë ndë Sionë.
8O Zot Perëndia i fuqivet, ndigjo të faluritë t’im, mba vesh, o Perëndia i Jakovit. Sellah.
9Shih, o Perëndi, mburonjësi ynë, edhe shtierë sytë mbë faqet të lyerit tënt.
10Se më mirë është një ditë ndë hoboret të tu, se mijëra gjetëk; do të cgjedhe më tepërë, të rrijë ndë derët të shtëpisë Perëndisë tim, se të rrije ndë tendat të fajtorëvet.
11Se diellë edhe mburonjë është Zoti Perëndia; do të apë hir e lavdi Zoti, nuk do t’u ndalë të miratë atyre që ecënjënë ndë të pakeqenë.
12O Zot i fuqivet, lum ay njieri që shpëren mbë ty.
လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု
Psalltiri 84: PSTOKK1868
အေရာင္မွတ္ခ်က္
မၽွေဝရန္
ကူးယူ
မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë

: