YouVersion လိုဂို
ရွာရန္ အိုင္ကြန္

Psalltiri 76

76
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke e Asafit.
1Perëndia ësht’ i ngjohurë ndë Judhërit, emër’ i ati është’ i madh ndë Israill.
2Edhe tend’ e ati është ndë Sallimë, edhe të ndënjurit’ e ati ndë Sionë.
3Atie theu shigjetat’ e hargjevet, mburonjënë, edhe shpatënë, edhe luftënë. Sellah.
4Ti je fort më i ndriturë se malet’ e rrëmbimit.
5Zëmrë-ashpërët’ u ropnë, fjetinë gjumën e tyre, edhe asnjë prej burravet fortë s’gjeti duart’ e ti.
6Prej qërtimit tënt, o Perëndia i Jakovit, ranë ndë gjumë edhe qerra edhe kali.
7Ti je i frikçim, edhe kush do të qëndronjë përpara teje, kur të zëmëronesh?
8Nga qielli bëre të ndigjonetë gjyq, dheu u frikësua, edhe pushoi,
9mbë të ngriturit të Perëndisë mbë gjyq, për të shpëtuarë gjithë të butët’ e dheut. Sellah.
10Se zëmërimi i njeriut të ka për të lavduruarë, edhe do të përmbash të mbeturit’ e zëmërimit.
11Thoni urata, edhe ja epni Zotit Perëndisë tuaj; gjithë ata që janë rreth ati le të bienë dhurëtia të frikçimit,
12i cili ngre frymën’ e urdhëratëset, të frikçimit ndër mbretërit e dheut.

လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု

Psalltiri 76: PSTOKK1868

အေရာင္မွတ္ခ်က္

မၽွေဝရန္

ကူးယူ

None

မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ