Psalltiri 71
71
1Shpëreva mbë ty, o Zot: mos u turpërofsha kurrë.
2Për drejtërinë tënde ruaj-më, edhe shpëto-më; ul veshnë tënt ndek unë, edhe shpëtomë.
3Bën-m’u gur për të ndënjurë, që të vete atie përherë; ti urdhërove të më shpëtojsh, se ti je guri im edhe kasteli im.
4O Perëndia im, shpëto-më prej dorësë fajtorit, edhe prej dorësë të paudhit edhe të shtrëmbërit.
5Se ti je pritëja ime, o Zot Perëndi, shpëresa ime që prej dialërisë s’ime.
6U mpshteta mbë ty që nga barku, ti je mbulesa ime që nga barku i ëmësë s’ime, kam për të lavduruarë ty përherë.
7U bëshë posi kafsh’ e egrë mbë të shumëtit, po ti je e forta mpshtetëja ime.
8U mbushtë goja ime me lavdurim, që të lavduronj lavdinë tënde gjithë ditënë.
9Mos më hith tej ndë kohë të pleqërisë, mos hiq dorë prej meje, kur të më lërë fuqia.
10Se arëmiqt’ e mi flasënë për mua, edhe ata që ruanjënë shpirtinë t’im, bënjënë këshillë bashkë,
11duke thënë: Perëndia hoqi dorë prej ati, ndiqeni edhe zireni, se s’ka kush ta shpëtonjë.
12O Perëndia im, mos u mërgo prej meje; o Perëndia im, nxito të më ndihç.
13U turpërofshin’ e u shofshinë arëmiqt’ e shpirtit t’im, i mbuloftë marrëzia e turpëja ata që kërkonjënë të keqenë t’ime.
14Po unë përherë do të shpërenj mbë ty, edhe do të shtonj lavdurimet’ e tu mbë të gjithë.
15Goja ime ka për të dëftyerë drejtërinë tënde (edhe) shpëtiminë tënt gjithë ditënë, se nukë ngjoh numëratë.
16Do të hynj ndë fuqë të Zotit Perëndisë, do të kujtonj drejtërinë tënde vetëmë.
17O Perëndi, ti më mësove që prej dialërisë s’ime, edhe deri tani dëfteve punët’ e tua të maniçimetë.
18Mos hiq dorë prej meje as gjer ndë pleqërit, edhe gjer ndë të cbardhurit e qimevet mia, o Perëndi, gjer sa t’i dëftenj krahënë tënt këti brezi, (edhe) fuqinë tënde gjithë atyreve që vinë pas.
19Sepse drejtëria jote, o Perëndi, është fort lart, sepse ti bëre punëra të mëdha; o Perëndi, kush është si ti,
20i cili më dëfteve shumë shtrëngime edhe të këqia, edhe u ktheve e më dhe frymë të gjallë, edhe më nxore përsëri nga avyssat’ e dheut.
21Shtove madhërinë t’ime, edhe u ktheve e më ngushëllove.
22Andaj edhe unë, o Perëndia im, do të lavduronj me organë psalltiri ty, edhe të vërtetënë tënde; ty do të të psall me qitharë, o Shënjt’ i Israillit.
23Do të gëzonenë buzët’ e mia, kur të psall për ty, edhe shpirti im, që e çpërbleve.
24Po edhe gjuha ime do të shkonjë ndër mënt drejtërinë tënde gjithë ditënë, sepse u marruan’ e u turpëruanë ata që kërkonjënë të keqenë t’ime.
လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု
Psalltiri 71: PSTOKK1868
အေရာင္မွတ္ခ်က္
မၽွေဝရန္
ကူးယူ
မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë