Psalltiri 53
53
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Mahallath: Mashhill i Dhavidhit.
1Tha i marri ndë zëmërë të ti: S’ka Perëndi. U prishnë e u bënë të ndohtë ndë pa-udhërit, s’ka kush bën mirë.
2Perëndia u kërrus prej qiellit mbë të bijt’ e njierëzet, për të parë, ndë është ndonjë që kupëton, a që kërkon Perëndinë.
3Të gjithë u përvarnë, bashkë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush bën mirë, s’ka as një.
4S’kanë mënt gjithë ata që punonjënë pa udhë? Ata që hanë llausnë t’im, si kapshatë buke? Nukë thirrnë Perëndisë.
5Patnë frikë të madhe atie te s’qe frikë, se Perëndia përndau eshtërat’ e atyreve që duallnë në fushatë kundrë teje; i turpërove, se Perëndia nuk’ i zu për gjë.
6Kush do t’apë shpëtimn’ e Israillit prej Sionësë? Perëndia kur të kthenjë llausn’ e ti prej skllavisë do të gëzonetë Jakovi, edhe do të ngazëllonetë Israilli.
നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:
Psalltiri 53: PSTOKK1868
ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക
പങ്ക് വെക്കു
പകർത്തുക

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë