Psalltiri 51
51
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, kur erdhi profiti Nathan tek ay, si hyri te Vathshevaja.
1Përdëlle-më, o Perëndi, pas të madhit përdëllimit tënt, edhe pas të shumëtit të dhëmburavet tua, shuaj pa-udhërit’ e mia.
2Laj-më tepërë prej pa-udhërisë s’ime, edhe më qëro prej fajit t’im.
3Se unë ngjoh pa-udhërinë time, edhe faji em është përpara meje kurdo.
4Mbë ty vetëmë fëjeva, edhe bëra të keqenë përpara teje, që të dalç i drejtë ndë fjalët’ e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu.
5Sepse na ndek u zushë ndë pa-udhëri, edhe ëma ime më polli ndë faje.
6Sepse na te deshe të vërtetënë ndë zëmërë, edhe do të më dëftenjç dituri ndë të thellat e zëmrësë.
7Çpërkat-më me hyssop, edhe do të qëronem, laj-më, edhe do të bënem më i bardhë se dëbora.
8Bën-më të ndigjonj gëzim e ngazëllim, (që të më) gëzonenë eshtërat’ e thyera.
9Kthe mbë-nj’-anë faqenë tënde prej fajevet mi, edhe shuaj gjithë pa-udhërit’ e mia.
10Krijo zëmërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përbrenda meje frymë të drejtë.
11Mos më hith tej prej faqesë s’ate, edhe mos merr prej meje frymënë tënde të shënjtëruarënë.
12Ep-ma prapë gëzimn’ e shpëtimit t’ënt, edhe forco-më me frymë zotërishte.
13Do të mësonj ata që dalënë jashtë udhësë s’ate, edhe të pa-besë të do të kthenenë mbë ty.
14Shpëto-më prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’im, gjuha ime do të gëzonetë duke kënduarë për drejtërinë tënde.
15Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja ime do të dëftenjë lavdimnë tënt.
16Se, të dashëkeshe kurban, do të të keshë prurë, po kurbane të djegurë gjithë nukë të pëlqenjënë.
17Kurban’ i Perëndisë është frym’ e thyerë, zëmërën’ e thyerë edhe të përgjunjurënë nukë do t’e hethç tej, o Perëndi.
18Bën mirë Sionësë me pëlqimnë tënt, edhe ndërto muret’ e Jerusallimësë.
19Atëhere do të pëlqejsh kurban drejtërie, dhuratë, edhe kurbane të diegurë gjithë; atëhere do të bienë viçre mbi therorenë tënde.
നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:
Psalltiri 51: PSTOKK1868
ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക
പങ്ക് വെക്കു
പകർത്തുക

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë