Psalltiri 32
32
Psallm’ e Dhavidhit. Mashhilll.
1Lum kujt iu ndëjyenë pa-udhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
2Lum ay njieri, që nuk do t’i numëronjë faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë gojët t’ati.
3Sepse pushova, u vietëruan eshtërat’ e mia prej klithmësë s’ime gjithë ditënë,
4sepse nat’ e ditë u rëndua dora jote mbi mua, lagësira ime u kthye mbë thatësirë vere. Sellah.
5Fajnë tim ta dëfteva, edhe pa-udhërinë t’ime nuk e fsheha; thashë: Do t’i rrëfenj Zotit pa-udhërinë time, edhe ti fale pa-besërin’ e zëmrësë s’ime. Sellah.
6Për këtë çdo i drejtë do të të faletë ndë kohë që duhetë, po ndë përmbytëje shumë ujërash, nukë do t’i piekënë.
7Ti je mpshtetëja ime, do të më ruanjç prej shtrëngimit, do të më qarkonjç me gëzim shpëtimi. Sellah.
8Do të t’ap mënt, edhe do të të mpsonj nd’atë udhë që do të ecënjç: do të ngul sytë mbë ty.
9Mos u bëni si kalë, e si mushkë, që s’kanë mënt, të cilavet goja duhetë t’u mbahetë me gojëzë e me fre, (tiatrazi) nukë do të afroneshinë te ti.
10Frushkullat’ e fajtorit (janë) shumë, po atë që shpëren mbë Zonë, do ta qarkonjë përdëllim.
11Gëzohuni për Zotnë, edhe ngazëllohuni, o të drejtë, edhe mburruni, gjithë zëmrë-drejtëtë.
Nke Ahọpụtara Ugbu A:
Psalltiri 32: PSTOKK1868
Mee ka ọ bụrụ isi
Mapịa
Lee anya n'etiti ihe abụọ
Kesaa
Ịchọrọ ka echekwaara gị ihe ndị gasị ị mere ka ha pụta ìhè ná ngwaọrụ gị niile? Debanye aha gị ma ọ bụ mee mbanye
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë