Çdo ditë me radhëMuestra

«Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi» (Lu. 5:28).
Përfytyrojeni Levin të ulur pranë një tavoline përgjatë rrugës, duke mbledhur taksa nga ata që kalonin afër. Nëse ka qenë një taksambledhës tipik, ai fuste në xhep shuma të konsiderueshme të parave, në vend që t'ia dorëzonte ato qeverisë së përbuzur romake.
Në këtë ditë të veçantë Jezusi kaloi aty dhe tha: «Ndiqmë». Një rizgjim i pamasë frymëror ndodhi në jetën e Levit. Ai pa demaskimin e mëkateve të tij. Ai kuptoi boshllëkun e jetës së tij. Ai dëgjoi premtimin e gjërave më të mira. Përgjigjja e tij ishe e menjëhershme. «Ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi».
Duke vepruar kështu ai parashikoi rreshtat kuptimplotë të Ami Karmikaelit: «Dëgjova thirrjen e Tij, «Eja, ndiqmë!»/ Kjo mjaftonte./ Ari im tokësor u zbeh,/ shpirti im shkoi pas Tij,/ u ngrita dhe e ndoqa:/ Kjo mjaftonte./ Kush nuk do ta ndjekë / nëse e dëgjon Atë ta thërrasë?»
Por Levi ose Mateu siç njihet më mirë, kuptoi pak atë ditë kur iu përgjigj thirrjes së Krishtit për gjërat e mëdha që do të rridhnin nga bindja e tij.
Së pari, sigurisht, ai përjetoi bekimin tepër të çmuar të shpëtimit. Që atëherë ai i konsumoi sandalet e tij nga gishtat dhe jo më nga thembrat. Që atëherë ai kishte më shumë gëzim edhe kur ishte i trishtuar, sesa kishte më parë kur ishte i gëzuar. Që atëherë ai mund të thoshte me fjalët e Xhorxh Ued Robinsonit (George Wade Robinson), «diçka jeton në çdo ngjyrim, që sytë pa Krishtin nuk e kanë parë kurrë».
Më pas Mateu u bë edhe një nga Dymbëdhjetë Apostujt. Ai jetoi me Zotin Jezus, dëgjoi mësimet e Tij të pakrahasueshme, u bë një dëshmitar i ringjalljes së Tij, u dërgua me mesazhin e lavdishëm dhe, në fund, e dha jetën e tij për Shpëtimtarin.
Mateut iu dha privilegji i pashprehur që të shkruajë ungjillin e parë. Ne thamë që ai i la të gjitha, por Zoti e lejoi atë ta mbante penën. Ajo penë u përdor për ta portretizuar Zotin Jezus si Mbretin e vërtetë të judenjve.
Po, Mateu i la të gjitha, por duke vepruar kështu, ai i fitoi të gjitha dhe gjeti arsyen e vërtetë të ekzistencës.
Ekziston një kuptim ku thirrja e Krishtit vjen te çdo burrë, grua, djalë dhe vajzë. Ne mund t'i përgjigjemi ose mund ta refuzojmë. Nëse i përgjigjemi, Ai na bekon përtej ëndrrave tona më të çuditshme. Nëse e refuzojmë, Ai gjen të tjerë për ta ndjekur. Por ne nuk mund të gjejmë një Krisht më të mirë për të ndjekur.

Escrituras
Acerca de este Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Planes relacionados

4 Evangelios De Jesucristo

Vivir en victoria sobre el pecado

Voces De Sabiduría Y Discernimiento

Aprendiendo a Perdonar

Reimaginar La Valentía a Través De La Vida De Esteban

Más Allá De Lo Visible

¡Hola Rival! Un Plan De Juego Bíblico Para Atletas Cristianos.

Grupos Pequeños: La Gestión Del Líder

Preparados, Pero Confiados en Dios