Çdo ditë me radhëMuestra

«Beteja nuk është juaja, por e Perëndisë» (2 Kro. 20:15).
Nëse dikush është një ushtar i kryqit, ai mund të pres që të sulmohet herët a vonë. Me sa më shumë guxim që e shpall të vërtetën e Perëndisë dhe me sa më shumë saktësi e ilustron të vërtetën me jetën e tij, aq më shumë ai do të bëhet objekt i sulmeve. Një puritan i vjetër tha: «Ai që i qëndron afër Kapitenit, është një shënjestër e sigurt për shigjetarët».
Ai do të akuzohet për padrejtësi që nuk i ka bërë. Ai do të sulmohet ashpërsisht me thashetheme, shpifje dhe përgojime. Ai do të izolohet dhe përqeshet. Ky trajtim do të vijë nga bota dhe, mjaft për t'u trishtuar, do të vijë ndonjëherë edhe nga të krishterë të tjerë.
Në raste të tilla është e rëndësishme që të kujtojmë se beteja nuk është e jona, por e Perëndisë. Dhe ne duhet të përvetësojmë premtimin e Eksodit 14:14: «Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë». Ajo që kjo do të thotë është se ne nuk duhet të mbrojmë vetveten ose të kundërpërgjigjemi. Zoti do të na përligj në kohën e duhur.
F. B. Mejëri shkroi: «Sa shumë humbasim me një fjalë! Qëndro në heshtje, rri urtë; nëse të godasin në njërën faqe, ktheje edhe tjetrën. Mos u kundërpërgjigj. Mos e vrit mendjen për reputacionin ose karakterin tënd – ato janë në duart e tij dhe ju i shëmtoni ato duke u përpjekur t'i ruani».
Jozefi spikat si një shembull i atij që nuk u përpoq ta përligjte veten kur u akuzua gabimisht. Ai ia besoi çështjen Perëndisë dhe Perëndia e pastroi emrin e tij dhe e ngriti në një pozitë me nder të lartë.
Një shërbëtor i moshuar i Krishtit dëshmoi se i ishin bërë shumë padrejtësi gjatë viteve. Por u lut me fjalët e Agustinit: «Zot, më çliro nga lakmia për ta përligjur gjithnjë vetveten». Ai tha se Zoti nuk kishte dështuar kurrë që ta justifikonte atë dhe t'i demaskonte akuzuesit e tij.
Zoti Jezus, sigurisht, është Shembulli suprem. «...kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht» (1 Pje. 2:23).
Ky, atëherë, është mesazhi për sot. Ne nuk kemi pse të mbrojmë veten kur akuzohemi gabimisht. Beteja është e Zotit. Ai do të luftojë për ne. Ne duhet të ruajmë qetësinë.

Escrituras
Acerca de este Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Planes relacionados

Yo Me Cuido: La Importancia De Tener Buenos Vínculos

Primeros Pasos: Relación Con Dios.

La Sabiduría en La Respuesta

El Pelo Vuelve a Crecer - La Historia No Conocida De Sansón

Aun en el dolor, nunca dejes de adorar

La Mente: ¿Aliada O Enemiga?

Mi Refugio

¿Jesús? ¡No, Gracias! (¿O Quizás Sí?)

Hay Propósito en tu Prueba