Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vepra të PendimitShembull

Acts of Repentance

DITA 5 NGA 5

Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëm Jezusin në tokë për qëllimin parësor: të na japë jetë të re. Në Luka 5:27-32 Jezusi e riformulon misionin e Tij kështu: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët". Krishti erdhi që mëkatarë si unë dhe ti të kemi jetë të re përmes pendimit tonë dhe faljes së Tij. Jeta tonë ndryshon përgjithmonë kur ne pendohemi dhe kërkojmë faljen e tij. Misioni i Krishtit është edhe misioni ynë. Ne jemi thirrur për t'u shërbyer jo të drejtëve, por atyre që janë të humbur dhe në nevojë për falje. Nëse je penduar sinqerisht për mëkatet e tua dhe Perëndia t'i ka falur këto mëkate, atëherë ti ke një histori për t'u treguar atyre që kanë nevojë të pendohen. Ndryshimi në jetën tënde mund të sjellë të njëjtin ndryshim në jetën e dikujt tjetër. A njihni dikë që ka nevojë të pendohet dhe të pranojë faljen e Perëndisë? Si mund të ndihmojë historia tënde e faljes së Perëndisë dikë tjetër që dhe ai të vijë në pendim?

Shkrimet e Shenjta

Dita 4

Rreth këtij plani

Acts of Repentance

Pendimi është një nga veprimet kyç që të gjithë ne ndërmarrim për të njohur Krishtin si Shpëtimtarin tonë personal. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është veprimi i Perëndisë ndaj nesh nga dashuria e Tij e përsosur pë...

More

We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë