John 16:8-13

Kur të vijë, ai do ta bindë botën se është fajtore në lidhje me mëkatin, drejtësinë dhe gjykimin. Në lidhje me mëkatin, sepse nuk beson në mua. Në lidhje me drejtësinë, sepse unë po shkoj tek Ati e nuk do të më shihni më. Në lidhje me gjykimin, sepse princi i kësaj bote është gjykuar. Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por tani nuk mund t'i mbani. Por kur të vijë Shpirti i së vërtetës, ai do t'ju drejtojë tek e gjithë e vërteta. Ai nuk do të flasë nga vetja, por do të flasë ato që do të dëgjojë e do t'ju njoftojë gjërat që do të ndodhin.
Gjoni 16:8-13