Isaia 55:6-11

Kërkojeni ZOTIN ndërsa mund të gjendet, thirrini atij për sa kohë është afër. Le të lërë i ligu udhën e tij, i paudhi synimet e tij, le të kthehet te ZOTI, që ta mëshirojë, te Perëndia ynë, që fal me gjithë zemër. Se mendimet e mia nuk janë si tuajat, as udhët e mia si udhët tuaja, kumton ZOTI. Sa larg është qielli nga toka, aq larg janë udhët e mia nga udhët tuaja, mendimet e mia nga mendimet tuaja. Sikurse shiu dhe dëbora zbresin prej qiellit e më atje nuk kthehen, por e ujitin dhe e zbrujnë tokën, e bëjnë të jetë pjellore, që t'i japë bujkut farën për të mbjellë e bukën për të ngrënë, ashtu edhe fjala ime, që del prej gojës sime, s'do të kthehet pas tek unë e zbrazët, pa ia dalë mbanë gjithçkaje që unë dua e pa bërë atë për çka e dërgova.
Isaia 55:6-11