Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zgjedhjet e MiaShembull

Zgjedhjet e Mia

DITA 1 NGA 5

A të duket ndonjëherë shtatori si një fillim i ri? Si një kapitull tjetër pas pushimeve, ku gjithçka rifillon – puna, shkolla, ritmi i jetës?

Pyetja që shumë prej nesh i bëjmë vetes është: “Cili është hapi im i radhës?”

Zgjedhjet që bëjmë sot formojnë drejtimin e jetës sonë nesër. Ato tregojnë distancën mes asaj që jemi tani dhe asaj që Perëndia na ka thirrur të jemi. Dëshira për të bërë mirë është një fillim i mirë, por nuk mjafton nëse nuk kthehet në vendime konkrete. Dëshira e mirë bëhet realitet kur zgjedhim me qëllim.

Fjalët e urta 2:11 (ALBB) 'Të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,'

Perëndia na ka dhënë lirinë për të zgjedhur. Ai nuk na detyron, por na fton. Ftesa është për të gjithë – edhe për ty. Ti je i thirrur nga Perëndia!

Shpëtimi është një dhuratë falas. Ne nuk e meritojmë – është hiri i Perëndisë. Por pasi e kemi marrë këtë dhuratë, tani na takon të zgjedhim si do të jetojmë. Jo për të fituar shpëtimin, por si shenjë mirënjohjeje dhe besnikërie ndaj thirrjes së Tij.

Efesianëve 2:8-9 (ALBB) 'Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat, që të mos mburret askush.'

Perëndia ka një qëllim të qartë për jetën tënde: të rritesh dhe të formohesh në ngjashmëri me Krishtin. Ky proces quhet dishepullim, shenjtërim, rritje – por thelbi është i njëjtë: hidh një hap tjetër.

Jo gjithmonë do ta ndjesh veten “plot” – por kur boshatisesh, eja sërish. Zgjedh të mbushesh: me kohë të qetë me Zotin, me lutje, me praninë e Frymës së Shenjtë.

Zgjedhja jote sot është: Hidh një hap tjetër.

Lutje: "Perëndi, faleminderit që më ke thirrur. Edhe pse nuk jam gjithmonë i sigurt se si duket thirrja Jote për mua, unë dua ta ndjek. Më ndihmo të mos ngelem në dëshira të mira, por të bëj zgjedhje të mençura që nderojnë Ty. Sot zgjedh të hedh një hap tjetër. Në emër të Jezusit, amen."

Rreth këtij plani

Zgjedhjet e Mia

A të duket ndonjëherë sikur shtatori është një fillim i ri? Puna rifillon, ritmet ndryshojnë, dhe pyetja lind: “Cili është hapi im i radhës?” Ky plan pesë-ditor të fton të reflektosh mbi zgjedhjet që formojnë jetën tënde shpirtërore – jo me ankth apo presion, por me qëllim, besim dhe gëzim. Zgjidh sot të hedhësh një hap tjetër – drejt qëllimit që Perëndia ka për ty.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al

Plane të ngjashme