Solid Joys ShqipShembull

Mbahu fort pas shpresës tënde
Kështu Perëndia, duke dashur t’u tregojë trashëgimtarëve të premtimit pandryshueshmërinë e vendimit të tij, ndërmjetësoi me betim, që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë, të kemi ngushëllim të fortë ne, që kemi marrë strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. (Hebrenjve 6:17-18)
Pse shkrimtari i Hebrenjve na inkurajon të kapemi fort pas shpresës që na u vu përpara? Nëse përjetimi final i shpresës sonë u arrit dhe u sigurua pandryshueshmërisht nga gjaku i Jezusit, atëherë pse Perëndia na thotë që të kapemi fort pas asaj shprese?
Përgjigjja është kjo:
- Ajo që Krishti bleu për ne kur vdiq, nuk është të mos pasurit nevojë për t’u mbajtur fort, por fuqia aftësuese për t’u mbajtur fort.
- Ajo që Krishti bleu për ne, nuk ishte anulimi i vullnetit tonë, sikur të mos na duhej të mbaheshim fort, por transformimi fuqizues i vullnetit tonë, në mënyrë që të duam të mbahemi fort.
- Ajo që Ai bleu, nuk ishte anulimi i urdhërimit për t’u mbajtur fort, por përmbushja e urdhërimit për t’u mbajtur fort.
- Ajo që Krishti bleu, nuk ishte fundi i nxitjes, por triumfi i nxitjes.
Ai vdiq që ti të bësh pikërisht atë që bëri Pali te Filipianëve 3:12: “Po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti.” Është ungjilli dhe jo marrëzi t’i thuash një mëkatari të bëjë atë që vetëm Krishti mund ta aftësojë ta bëjë; domethënë, të shpresojë në Perëndinë.
Prandaj, të nxis me gjithë zemrën time: Zgjatu dhe kapu pas asaj për të cilën je kapur nga Krishti. Mbaje fort me gjithë forcën tënde–e cila është fuqia e Tij. Kape fort dhuratën e bindjes tënde, të cilën Krishti e bleu me gjakun e Tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione