Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 328 NGA 366


Kur Perëndia betohet me veten e Tij

Duke qenë se s’kishte ndonjë më të madh mbi të cilin të betohej, u betua mbi veten e tij duke thënë: “Vërtet duke bekuar do të të bekoj dhe, duke shumuar do të të shumoj”. (Hebrenjve 6:13-14)

Ekziston një Person vlera, nderi, dinjiteti, çmueshmëria, madhështia, bukuria dhe reputacioni i të cilit është më i madh se gjitha vlerat e tjera së bashku–dhjetë mijë herë më i madh–dhe ky person është vetë Perëndia. Prandaj, kur Perëndia betohet, Ai betohet mbi veten e Tij.

Nëse mund të kishte pasur një person më të madh, Ai do të ishte betuar mbi atë person. Pse? Që të të japë një inkurajim të madh në shpresën tënde. Duke u betuar mbi veten e Tij, Perëndia po thotë se është aq e pamundur që Ai ta shkelë fjalën e Tij të premtimit për të na bekuar, sa edhe që Ai ta përbuzë ndonjëherë veten.

Perëndia është vlera më e madhe në gjithësi. Nuk ka asgjë më të çmuar ose më të mrekullueshme se Perëndia. Prandaj, Perëndia betohet mbi Perëndinë. Kur e bën këtë, ai po thotë: “Qëllimi im është që ti të kesh aq shumë siguri në Mua, sa është realisht e mundur.” Sepse nëse do të ishte e mundur të kishe më tepër siguri, thotë Hebrenjve 6:13, Perëndia do të na e kishte dhënë. “Duke qenë se s’kishte ndonjë më të madh mbi të cilin të betohej, u betua mbi veten e tij.”

Ky është Perëndia ynë, Perëndia që bën betimin më të lartë të mundshëm që të frymëzojë shpresën tënde më të palëkundshme në Të. Prandaj, vrapo te Perëndia për strehë. Largohu nga të gjitha shpresat e cekëta dhe zhgënjyese të botës dhe vendose shpresën tënde në Perëndinë. Nuk ka asgjë dhe asnjë që të krahasohet me Perëndinë, si streha dhe shkëmbi i shpresës.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​