Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 304 NGA 366


Rreziku i shkarjes

Prandaj aq më shumë duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre që dëgjuam, që të mos shkasim ndonjëherë nga rruga. (Hebrenjve 2:1)

Të gjithë njohim njerëz që u ka ndodhur kjo gjë. Ata nuk tregojnë asnjë lloj urgjence. Nuk kanë vigjilencë. Nuk dëgjojnë me përqendrim, as konsiderojnë e as i ngulin sytë e tyre te Jezusi. Rezultati nuk ka qenë qëndrimi në vend, por shkarja.

Kjo është ideja që theksohet këtu: nuk ka qëndrim në vend. Jeta e kësaj bote nuk është një liqen. Ajo është një lumë, i cili rrjedh tatëpjetë drejt shkatërrimit. Nëse nuk e dëgjon me zell Jezusin dhe ta konsiderosh atë çdo ditë duke i ngulur sytë tek Ai në çdo çast, atëherë nuk do të qëndrosh në vend; do të shkosh pas. Do të pluskosh larg nga Krishti.

Të shkasësh është diçka vdekjeprurëse në jetën e krishterë. Sipas Hebrenjve 2:1, zgjidhja është: Kushtoji vëmendje asaj që ke dëgjuar. Domethënë, konsidero atë që Perëndia po thotë në Birin e Tij, Jezusin. Nguli sytë e tu në atë që Perëndia po thotë dhe po bën në Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin.

Ky nuk është një stil noti i vështirë për t’u mësuar. E vetmja gjë që na pengon për të notuar kundër kulturës mëkatare nuk është vështirësia e notit, por dëshira jonë mëkatare për të shkuar me rrjedhën.

Le të mos ankohemi që Perëndia na ka dhënë një punë të vështirë. Dëgjo, konsidero, nguli sytë–nuk do ta quaje këtë një përshkrim pune të rëndë. Në fakt, ky nuk është një përshkrim pune. Kjo është një ftesë solemne për të qenë i kënaqur në Jezusin, në mënyrë që të mos joshemi për të shkuar tatëpjetë me rrymën nga dëshirat mashtruese.

Nëse jeta jote është duke shkarë sot, një nga shenjat që të jep shpresë se ke lindur sërish, është dhimbja që ndien si pasojë e kësaj, dhe gjithashtu ndien një dëshirë në rritje që t’i kthesh sytë te Jezusi, ta konsiderosh Atë, ta dëgjosh Atë gjatë ditëve, muajve dhe viteve që do të vijnë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​