Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjueti Thesari 3Shembull

Gjueti Thesari 3

DITA 2 NGA 5




A e more shpatën tënde të mprehtë?


Grepi


A keni qenë ndonjëherë në ndonjë betejë? Jo, në atë lloj beteje ku ti mban në dorë një kontrollues lojërash dhe qëndron ulur para televizorit. Sigurisht, betejat virtuale janë të mira, por ne po flasim për një betejë reale – për një marrëveshje vërtet reale! Merr një minutë kohë dhe imagjino veten tani si një kalorës me një shpatë të ndritshme ulur në kallamin tënd të bardhë dhe që përballet me të keqen tënde, kundërshtar i tërbuar me sy të kuq të ndezur! Për këtë po flasim!


Por a e dini, se ju në të vërtetë, jeni në një betejë të vërtetë çdo ditë? Po, është e vërtetë, është një betejë shpirtërore dhe shumë reale! Këtë na thotë Bibla! Dhe beteja jonë është kundër djallit. Ai është gjithashtu real, dhe ai të urren ty! Kjo për shkak se ti i përket Perëndisë, dhe djalli e urren Perëndinë, kështu që ai do të të dekurajojë, të të prishë dhe të të shkatërrojë ty, në të gjitha mënyrat që ai mundet.  


“Priiiiit një minutë! Ti po thua se djalli do të më nxjerrë jashtë mua?” – ndoshta po mendon. Unë nuk do ta zbukuroj shumë, përgjigja sipas Biblës është "Po!"


Por ju nuk keni pse të keni frikë. Në vend të kësaj, ju duhet të qëndroni vigjilentë dhe të mbani shpatën gati. Edhe pse ju nuk mund ta shihni djallin, ai është aktiv. Dhe ai ka në përdorim shumë marifete për të zënë skllevërit e tij. Ai ka mashtruar njerëzit për mijëra vjet, dhe ai është shumë i aftë për ta bërë këtë. Por ju nuk duhet të shqetësoheni. Në vend të shqetësimit, mund të jesh i guximshëm, sepse Jezusi është me ty, dhe djalli, krahasuar me Jezusin është si dëbora krahasuar me ortekun.


Libri


Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në Të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të Tij dhe në lidhje me Të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në Të. Kolosianët 1:15-17


Shiko


Çfarë bëri Jezusi?


Po, në thelb Ai bëri gjithçka që është, të gjitha. 


Për çfarë u krijua gjithçka?


Është e vërtetë, të gjitha gjërat u krijuan për Të, Jezusin.


Cilat gjëra janë nën kontroll të Jezusit? 


Dhe fjala përsëri është “gjithçka”!  


Nuk ka diskutim — Jezusi është i Plotfuqishëm !


Tani këtu është diçka vërtet e veçantë: kur ju i përkisni Jezusit, kur Ai jeton në ju, ju keni autoritetin e Tij. Çfarë është autoriteti? Është fuqia e influencës së gjërave. A e dini se janë nivele të ndryshme të autoritetit në fjalën e shpirtit? Jezusi është në qendër, dhe ti je aty me Të. Demonët janë shumë më poshtë. Në fakt, shumë, shumë, shumë poshtë. A të kujtohet diferenca mes borës dhe orekut? Orektu nuk duhet të ketë frikë nga flokët e borës….


Merr


Kështu, imagjino sikur ju të keni një shpatë. Është e lidhur në shpinën tuaj. Shpata e Fjalës së Perëndisë, është e vërteta. Djalli nuk do që ju të dini se keni Shpatën. Ai nuk do që ju të kuptoni se Jezusi është me ju, dhe që Jezusi është Mjeshtri i Gjithçkaje. 


Kështu, tërhiqe! Kolosianët 1:15-17 (është si të tërheqësh jashtë shpatën) Dhe përsërit fjalët për të kujtuar kush është Jezusi. Kujtoni se Jezusi është në kontroll absolut për gjithçka. Jezusi është NJË. Dhe Jezusi është me ty. Ju nuk duhet të keni frikë. Ju duhet të vraponi me Perëndinë drejt çdo gjëje.


MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT!


Dr. Andy

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identite...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Miracle Every Day Japan për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.treasurehuntproject.com

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë