1 Pjetrit 3:18-21 - Compare All Versions
1 Pjetrit 3:18-21 ALBB (Bibla Shqip 1994)
sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma, me anë të së cilës ai shkoi t'u predikojë frymërave që ishin në burg, që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsej tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit, i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit
1 Pjetrit 3:18-21 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Sepse edhe Krishti vuajti një herë e përgjithmonë për mëkatet tona, ai, i drejti për të padrejtët, për t'ju çuar te Perëndia. Ai vdiq me trup, por u ngjall me anë të Shpirtit. Me anë të Shpirtit, ai shkoi e u predikoi edhe shpirtrave që ishin në burg, të cilët nuk iu bindën Perëndisë kur ai i priste me durim gjatë ditëve kur Noeu ndërtonte arkën. Në të hynë pak njerëz, vetëm tetë frymë, që shpëtuan nëpërmjet ujit. Ky ujë është shëmbëllesa e sotme e pagëzimit që ju shpëton. Nuk ka të bëjë me pastrimin e papastërtive të trupit, por është një premtim që i bëhet me ndërgjegje të pastër Perëndisë. Pagëzimi ju shpëton nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit