Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kolona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregtarëve? Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit. Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës. Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani. I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinëzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendshme e saj është qëndisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit. Dilni, bija të Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma, ditën e dasmës së tij, ditën e gëzimit të zemrës së tij.
Lexo Kantiku i Kantikëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kantiku i Kantikëve 3:6-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video