Ç'është ajo që shkretëtirës ngjitet porsi shtëllungat e tymit me mirrë e temjan erëzuar e me çdo pudër që shitet? Ja, bartorja e Solomonit! Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë, ndër më të fortët e Izraelit. Të gjithë shpatën vringëllojnë e për luftë janë të ushtruar, shpatën ngjeshur e mbart secili kundër lemerisë së natës. Një vig bëri për vete Solomoni me drurë prej Libani. Këmbët prej argjendi i bëri, shpinëzën prej ari e ndenjësen të purpurt, me dashuri brenda qëndisur nga bijat e Jerusalemit. Dilni e shihni, o bijat e Sionit, mbretin Solomon, me kurorën që e ëma i vuri atë ditë kur u martua, atë ditë kur zemra iu gëzua.
Lexo Kënga e këngëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kënga e këngëve 3:6-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video