Kur u larguan ata, Jezui filloi t'u fliste turmave për Gjonin e tha: «Çfarë shkuat të shihnit në shkretëtirë? Një kallam që e lëkund era? Çfarë shkuat të shihnit, pra? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ata që vishen me rroba të buta gjenden në pallatet mbretërore. Çfarë shkuat të shihnit, atëherë? Një profet? Po, po ju them, madje më shumë se një profet. Gjoni është ai për të cilin është shkruar: ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para teje, që të përgatisë udhën tënde. Me të vërtetë po ju them se asnjë grua nuk ka lindur njeri më të madh se Gjon Pagëzori. Por, më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai. Që nga dita e Gjon Pagëzorit e deri tani mbretëria e qiejve fitohet me përpjekje të mëdha dhe atë e fitojnë ata që përpiqen. Të gjithë profetët dhe ligji profetizuan deri në kohën e Gjonit. Dhe doni apo s'doni ta pranoni, ai është Elia që duhej të vinte. Kush ka veshë, le të dëgjojë.
Lexo Mateu 11
Dëgjoj Mateu 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 11:7-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video