MATTHEUT Krej 28.
Krej 28.
1Edhe si shkoj e shëtuna, tuke gëdhir’ e dielë, e para ditë e javësë, erdhi Maria Magdhalini, edhe Maria tiatërë, që të shihinë varrë.
2Edhe ja tek u bë një tërmet i math; sepse ëngjëll’ i Zotit sbriti nga qielli, edhe erdhi e rrukullisi gurinë nga dera e varrit, edhe rrinte sipër’ ati.
3Edhe faqeja e ati ishte posi vetëtimë, edhe rrobeja e ati e bardhë posi dëborë.
4Edhe ata që ruanin’ u trëmpnë nga frik’ e ati; edhe u bënë posi të vdekurë.
5Edhe ëngjëlli u përgjeq e u tha gravet: “Mos kini frikë; sepse e di se kërkoni Jisunë që u kryqëzua.
6Nuk’ është këtu; sepse u ngjall, sikundrë pat thënë. Ejani, shihni vëndinë ku dirgjej Zoti.
7Edhe shkoni shpejt e u thoni nxënësëvet ati, se u ngjall nga të vdekuritë; edhe ja te po vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni atë; ja tek u thashë juve.”
8Edhe ato duallnë shpejt nga varri me frikë edhe me gëzim të math, edhe u sulnë t’u apënë zë nxënësëvet ati.
9Edhe tuke vaturë t’apënë zë nxënësëvet ati, ja Jisuj tek poqi me ato, e u tha: “Gëzohi.” Edhe ato i erthnë përanë, e i zunë këmbëtë, edhe iu falnë.
10Atëhere Jisuj u tha atyre: “Mos kini frikë, shkoni, e epni zë vëllezëret të mi, që të shkonjënë ndë Galilet, edhe atie do të më shohënë.”
11Edhe ato tuke vajturë, ja ca nga ruajtësitë tek erthnë ndë qytet, e u dhanë zë krye-priftëret për gjithë sa u bënë.
12Edhe ata u mbëlothnë bashkë me pleqtë, edhe si muarnë e dhanë këshillë, u dhanë ushtëtorëvet mjaft argjënda, tuke thënë:
13“Thoni, se nxënësit’ e ati erthnë natën’ edhe e vothnë kur po flinim ne.
14Edhe ndë u dëgjoftë këjo nga qivernitari, ne do t’i mbushmë mëndëjen’ ati, edhe do të bëjmë që ju të mos keni kujdes.”
15Edhe ata si muarnë argjëndatë, bënë sikundrë u mësuanë. Edhe këjo fialë u hap ndëpër Judhenjt gjer mbë ditë të sorme.
16Edhe të një-mbë-dhietë nxënësitë vanë ndë Galilet, nd’ atë mal që i pat porositur’ Jisuj.
17Edhe kur e panë, iu falnë ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndëje.
18Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, tuke thënë: “M’u dha çdo pushtet ndë qiell edhe mbi dhet.
19Shkoni pra e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emërit të Atit e të Birit e të Frymësë Shënjtëruarë.
20Edhe i mësoni ata të ruanjënë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë te jam bashkë me ju gjithë dittë, gjer mbë të mbaruarët të jetësë. Amin.
Zvasarudzwa nguva ino
MATTHEUT Krej 28.: DERKK79
Sarudza vhesi
Pakurirana nevamwe
Sarudza zvinyorwa izvi

Unoda kuti zviratidziro zvako zvichengetedzwe pamidziyo yako yose? Nyoresa kana kuti pinda
Interconfessional Bible Society of Albania.

: