1
Marku 11:24
Bibla Shqip 1994
ALBB
Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.
Porównaj
Przeglądaj Marku 11:24
2
Marku 11:23
Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet.
Przeglądaj Marku 11:23
3
Marku 11:25
Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.
Przeglądaj Marku 11:25
4
Marku 11:22
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!
Przeglądaj Marku 11:22
5
Marku 11:17
Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''.
Przeglądaj Marku 11:17
6
Marku 11:9
Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thoshin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!
Przeglądaj Marku 11:9
7
Marku 11:10
E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''.
Przeglądaj Marku 11:10