YouVersion လိုဂို
ရွာရန္ အိုင္ကြန္

Psalltiri 97

97
1Zoti mbëretëron, le të gëzonetë dheu, le të gëzonenë shumë ujëdhëza.
2Re edhe miergullë është rreth ati, drejtëri e gjyq është të qëndruarët’ e fronit ati.
3Ziar ecën përpara ati, edhe diek rreth e rrotullë arëmiqt’ e ati.
4Vetëtimat’ e ati ndritnjënë botënë; pa dheu, edhe u tunt.
5Maletë tretenë posi qiri prej faqesë Zotit, prej faqesë Zotit gjithë dheut.
6Qiejtë dëftenjënë drejtërin’ e ati, edhe gjithë llauzetë shohënë lavdin’ e ati.
7U turpërofshinë gjithë ata që lusënë të gdhënduratë, ata që mburrenë ndë idhullat; adhuroni atë, gjithë perënditë.
8Ndigjoi Siona edhe u gëzua, edhe u gëzuanë të bijat e Judhësë për gjyqet’ e tu, o Zot.
9Se ti, o Zot, je i lartë mbë gjithë dhenë; fort u lartove përmbi gjithë perëndit.
10Ju që doni Zonë, kini mëri të keqenë; ay ruan shpirtet’ e të drejtëvet ti, shpëton ata prej dorësë fajtorëvet.
11Dritë mbilletë për të drejtinë, edhe gëzim për zëmërë-drejtët.
12Gëzohuni, o të drejtë, për Zotnë, edhe lavduroni kujtimn’ e shënjtërisë ati.

လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု

Psalltiri 97: PSTOKK1868

အေရာင္မွတ္ခ်က္

မၽွေဝရန္

ကူးယူ

None

မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ