YouVersion လိုဂို
ရွာရန္ အိုင္ကြန္

Psalltiri 95

95
1Ejani, le të gëzonemi për Zotnë, le të brohorijmë për gurë e shpëtimit t’ynë.
2Le të harrijmë përpara ati bashkë me lavdurimnë, le të brohorijmë për atë me psallmëra.
3Se Zoti është Perëndi i math, edhe Mbëret i math përmbi gjithë perëndit.
4Se ndë dorët të ati janë të thellat’ e dheut, edhe të lartat’ e malevet janë të ati.
5Se deti ësht’ i ati, edhe ay e bëri atë; edhe duart’ e ati krijuanë tokënë.
6Ejani, le të adhurojmë e le t’i biemë ndër këmbë; le të biemë ndë gjunjë përpara Zotit, që na krijoi.
7Se ay është Perëndia ynë, edhe na jemi llauzi i kullotësë ati, edhe dhënt’ e dorësë ati.
8Sot ndë ndigjofshi zën’ e ati, mos ashpëroni zëmrënë tuaj, posi ndë hidhërimt të asaj ditësë të gëciturit ndë shkretëtirët,
9atie ku më gëcitnë atëritë tuaj, e më provuanë, edhe panë punët’ e mia.
10Dyzet viet u hidhëruashë me atë bres, edhe thashë: Ky është një llaus me zëmërë të gënjyerë, edhe ata nukë ngjohnë udhët e mia.
11Përandaj bëra be ndë zëmërimt t’im, se nukë do të hynjënë ndë të prënjturit t’im.

လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု

Psalltiri 95: PSTOKK1868

အေရာင္မွတ္ခ်က္

မၽွေဝရန္

ကူးယူ

None

မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ