YouVersion လိုဂို
ရွာရန္ အိုင္ကြန္

Psalltiri 28

28
Psallm’ e Dhavidhit.
1Mbë ty do të thërres, o Zot, shkëmbi em: mos hesht prej meje, mos hesht ndonjë herë prej meje, sepse do t’u përgjanj atyreve që cbresënë ndë gropë.
2Ndigjo zën’ e lutëjesë s’ime, kur thërres mbë ty, kur ngre duart’ e mia ndë kishë tënde të shënjtëruarënë.
3Mos më hiq bashkë me fajtorët, edhe mos më prish bashkë me ata që punonjënë pa udhë, të cilëtë flasënë paqtim me të afërmit’ e tyre, (po kanë) të keqe ndë zëmrat të tyre.
4Ep-u atyreve pas punëve atyre, edhe pas së keqesë të punuaravet atyre, pas punëvet duaret atyre, ep-u atyreve; ep-u atyreve çpagimn’ e atyreve.
5Se nukë mbanë vesh punëvet Zotit, edhe punëvet duaret ati, do t’i rrëzonjë ata, edhe nukë do t’i ngrerë më.
6I bekuarë (qoftë) Zoti, se ndigjoi zën’ e lutëjesë s’ime.
7Zoti është fuqia ime, edhe mburonjësi im; zëmra ime shpëreu mb’atë, edhe gjeta ndihmë, përandaj u gëzua zëmra ime, edhe me kënkët’ e mia do t’e lavduronj.
8Zoti është fuqi e llauzit ti, edhe është mburonjës i shpëtimit të lyerit ti.
9Shpëto llausnë tënt dhe beko trashëgimnë tënt, edhe kullot ata, edhe larto ata për gjithë jetënë.

လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု

Psalltiri 28: PSTOKK1868

အေရာင္မွတ္ခ်က္

မၽွေဝရန္

ကူးယူ

None

မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ