Psalltiri 58

58
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit.
1Vallë vërtet flitni drejtëri? Gjykoni drejtë, o të bijt’ e njierëzet?
2Po shumë punoni pa udhë ndë zëmërë, duartë tuaj gërshetonjënë shtrëmbëri.
3Fajtorëtë u bënë të huaj që nga shtrati barkut, ata që flasënë gënjeshtrë humpnë udhënë që nga barku.
4Vëreri i atyrevë është posi i gjarpërit, posi i nepërkësë shurdhë, që mbyll veshët e saj,
5e cila nukë do të ndigjonjë zën’ e magjistarëvet, që bënjënë magji duke kënduarë kënkë mieshtërisht.
6O Perëndi, thyej-u dhëmbëtë ndë gojët t’atyreve, o Zot, dërrmo dhëmp-qent’ e leonëvet.
7Çkrifshinë si ujë që rrieth, do të siellë shigjetat e ti, gjer sa të dërrmonenë.
8Shkofshinë posi kërmill që tretetë, mos pafshinë diellënë, posi dështak gruaje.
9Gjëmbatë tuaj pa lëshuarë dega, do t’i përpijë të gjallë, posi ndë zëmërim.
10I drejti do të gëzonetë, kur të shohë të marrë çpagim, do të lanjë këmbët’ e tia ndë gjakt të fajtorit.
11Edhe ç’do njieri do të thotë: Me të vërtetë qënëka pemë për të drejtinë, me të vërtetë qënëka Perëndi që gjykon mbi dhet.

നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:

Psalltiri 58: PSTOKK1868

ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക

പങ്ക് വെക്കു

പകർത്തുക

None

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക